Meta: Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve e pafalshme, edhe ato fonde ‘mjerane’ harxhohen për ‘kotësira’ korruptive

Meta: Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve e pafalshme, edhe ato fonde ‘mjerane’ harxhohen për ‘kotësira’ korruptive

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se është e pafalshme mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve nga qeveria dhe se ëhstë faktor kryesor për braktisjen e fshtrave dhe e shpopullimit të vendit.

Meta nënvizon se edhe ato pak fonde të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe "kotësira" korruptive.

‘Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.

Edhe ato pak fonde "mjerane" të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t'i paguhet Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe "kotësira" korruptive.

Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm "thërrimet" përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin.’- shkruan Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale