Meta në Athinë në 10 tetor 
fjalim në parlamentin grek

Meta në Athinë në 10 tetor <br />fjalim në parlamentin grek
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta do të zhvillojë në fillim të tetorit një vizitë të rëndësishme në shtetin grek. Në 10 tetor Meta do të jetë në Athinë në një vizitë zyrtare, ku do të ketë takime me homologun e tij, Nikolaos Voutsis, si dhe me krerë të lartë të Athinës zyrtare. Pika më kulminante e vizitës do të jetë mbajtja e fjalës përshëndetëse në parlamentin grek. Në këtë takim Meta do të shoqërohet nga një grup deputetësh, pjesë të grupit të miqësisë Shqipëri-Greqi. Kjo vizitë konsiderohet e një rëndësie të veçantë, se të paktën 11 vitet e fundit nuk ka pasur një vizitë të nivelit të lartë në rangun e Kryetarit të  Parlamenti nga Shqipëria në Greqi. Meta nuk ka zhvilluar ndonjë vizitë të tillë, teksa rezulton që në 8 vitet e drejtimit të saj, as Jozefina Topalli të mos ketë bërë një vizitë të tillë në shtetin helen.

Zgjedhjet
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Pogradecit në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që do të zhvillohet në datën 6 nëntor ku ka thënë se LSI-ja nuk mund të jetë një strehë e të privilegjuarve. Gjatë fjalës së tij përpara anëtarësisë në Pogradec,  Meta u shpreh se të gjitha strukturat duhet të përfshihen në një debat të brendshëm konstruktiv deri në zhvillimin e zgjedhjeve për postin e kryetarit në datë 6 nëntor. “Unë besoj që ne gjatë të gjithë kësaj periudhe 2-3 mujore, deri në Konventën zgjedhore të LS-së, duhet ta shndërrojmë LSI-së në arenë të debatit të brendshëm për të përmirësuar më shumë vetveten drejtim e LSI-së, përfaqësimin e LSI-së, politikat e LSI-së, por mbi të gjitha, por mbi të gjitha për të forcuar më tej lidhjen e LSI-së me qytetarët komunitetet kudo ato jetojnë”,- u shpreh Meta. Në vijim të fjalës së tij,  Meta theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë e përkushtuar për si askush tjetër për stabilitetin e vendit dhe realizimin e reformave për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “LSI ka qenë e përkushtuar si askush tjetër për stabilitetin e vendit, për realizimin e reformave të cilat ndihmojnë vendit që të ecë më shpejt përpara, por të reformave të cilat ndihmojnë në radhë të parë shtresat më të papërfshirë nga pikëpamja sociale të shoqërisë që të përfshihen dhe që të përfitojnë prej tyre dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim pa u ndalur, sepse LSI-ja nuk mund të jetë një strehë e të privilegjuarve dhe nuk ka asnjë arsye që të jetë e tillë”, - tha  Meta duke shtuar se “LSI duhet të jetë një tribunë e fuqishme e zërit e të gjithë atyre që kanë dëshirë të dëgjohen dhe që kanë nevojë të dëgjohen, dhe që e kanë të domosdoshme të dëgjohen për problemet që kanë dhe mbi të gjitha duhet të jetë një forcë e cila gjithmonë vendos në interes të publikut të gjerë dhe jo të individëve dhe grupeve të ngushta”. Duke u shprehur për reformat e ndërmarra deri tani Meta u shpreh se ato duhet të vijojnë në mënyrë bashkëpunuese me qytetarët dhe grupet e interesit që të kenë një rezultat sa më pozitiv. “Reforma të rëndësishme janë kryer, reforma të rëndësishme po kryhen, duhet të kryhen edhe në të ardhmen, dhe është e rëndësishme që ato të kryhen në një proces gjithnjë më bashkëpunues me qytetarë dhe grupet e interes, në mënyrë që rezultatet e tyre të jenë sa më pozitive dhe të jenë sa më në interes të qytetarëve, sa më në interes të të rinjve, sepse për ne njerëzit nuk janë statistikë”,- theksoi kryetari i LSI-së. Meta në vijim të fjalës së tij ndaloj edhe tek procesi i zgjedhjeve të brendshme në LSI. Ai theksoi se sfida për zgjedhjet e LSI-së është të përmirësojnë më tej drejtimin tonë përmes një debati, jo përmes një procesi formal. “Sfida jonë për zgjedhjet e LSI-së është të përmirësojnë më tej drejtimin tonë përmes një debati, jo përmes një procesi formal, dhe në këtë mënyrë ne të jemi plotësisht edhe në aspekt të drejtimit, organizimit dhe të përfaqësimit të LSI-së në çdo nivel në atë lartësi të shkëlqyer që janë qëndrimet politike të LSI-së në nivel kombëtar”,- u shpreh Kryetari i LSI-së duke nënvizuar se: “Të gjithë e duan mesazhin e LSI-së, të gjithë e duan politikën pozitive të LSI-së, sepse duan stabilitet në këtë vend, duan qetësi në këtë vend, duan paqe në këtë vend, duan zhvillim në këtë vend, duan frymë bashkëpunimi dhe jo përjashtimin dhe armiqësie, dhe duan padyshim edhe një demokraci të vërtetë, një demokraci e cila krijon mundësi për të çliruar sa më shumë energji, nga njerëzit, nga të rinjtë nga qytetarët që sjell shpresë, që sjell besim dhe që i ndryshon gjërat më mirë dhe më shpejt për të ardhmen”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City