TIRANË – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka nisur sot një vizitë zyrtare dyditore në Danimarkë. Ai është pritur në Kopengahen nga homologu i tij danez, Mogens Lykketoft, pas ftesës që iu dorëzua në Tiranë nga ambasadori danez Mads Sandau - Jensen më 17 mars të këtij viti. (Në foto: Takimi me ambasadorin danez).
 
Në axhendën e Metës, sipas “The Danish Foreign Policy Society”, është përcaktuar ndë rtë tjera një fjalim që ai do të mbajë në dt.2 prill për perspektivën europiane të Shqipërisë, statusin kandidat dhe negociatat rreth tij si një synim të rëndësishëm e strategjik të qeverisë shqiptare.

Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, shkruan "The Danish...",  është një nga qëllimet kryesore për transformimin dhe demokratizimin e mëtejshëm të jetës në Shqipëri dhe për qeverinë shqiptare, ky është një proces kombëtar kyç.
 
Takimi është organizuar falë bashkëpunimit të Ambasadës Shqiptare në Danimarkë dhe “International Club of Copenhagen”.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com
)