Meta në Kukës: Në 2 vite do 
hapim 500 vende të reja pune 

Meta në Kukës: Në 2 vite do <br />hapim 500 vende të reja pune 
KUKËS - Nga Kukësit, ku zhvilloi një takim me të rinjëtë e këtij qyteti , kryetari i Kuvendit Ilir Meta, premtoi se në dy vitet e ardhshme në Kukës do të hapen të paktën 500 vende të reja pune.

“200-250 vende të reja pune do të hapen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat që do të shërbejnë në aeroportin e ri të Kukësit i cili do të bëhet funksional shumë shpejt”, tha  Meta, duke theksuar se aeroporti i ri i Kukësit do të ofrojë shumë mundësi të reja në zhvillimin e qytetit

Meta shprehu besimin se me mbështetjen e fortë të rinisë në Kukës, në zgjedhjet e 21 qershorit do të merret një fitore bindëse, duke thënë se programi i  kandidatit të majtë për bashkinë e kukësit, Hasan Halilaj është që Kukësi  të mos jetë thjesht vendlindja e të rinjve kuksiane, por edhe e ardhmja e tyre.
 
“Do të arrijmë një fitore bindëse në 21 qershor, në emrin e të rinjve dhe të rejave të Kukësit, në mënyrë që ju të gjithë të keni një perspektivë shumë më të mirë. Premtimet tona për të garantuar të paktën 500 vendeve të reja të punës vetëm në këto dy vitet që vijnë deri në  vitin 2017, janë premtime tërësisht të realizueshme. Nga të gjitha këto, 200-250 vende të reja pune do të hapen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat që do të shërbejnë në aeroportin e ri të Kukësit i cili do të bëhet funksional shumë shpejt. Programi i kryetarit të ardhëm të bashkisë së re të Kukësit, është i vetmi program që ekziston sot për banorët e Kukësit, dhe është programi më gjithëpërfshirës që u drejtohet të gjithë shtresave të Kukësit. Ajo që unë dua të shpreh  mbështetje të veçantë është pesha që i jep ky program problemeve të rinisë së Kukësit dhe angazhimi për t’i zgjidhur këto probleme sëbashku me të rinjtë dhe të rejat e Kukësit”, tha Meta.

Kryetari i LSI shprehu bindjen se me fitoren e Hasan Halilajt, Kukësi do të jetë vendi i perspektivës dhe jo thjesht vendlindja e tyre.

“Ndaj programin e kandidatit tonë, kryetarit të ardhshëm të Bashksië së Kukësit, z. Hasan Halilaj, ne do të bëjmë të mundur që Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja juaj. Kukësi të jetë e ardhmja juaj, e ardhmja për të ndërtuar, e ardhmja për t’u punësuar, e ardhmja për të ndihmuar familjet tuaja në këto Alpe të mrekullueshme, në këtë mjedis të mrekullueshëm. Kjo bashki  e re bashkon shumë mundësi. Nuk është  thjesht një zgjerim territori, por është një shtim hapësirash, mundësish resursesh, kapacitetesh në mënyrë që të bëhen ato politika zhvillimi që do të hapin vende të reja pune, në industri, në miniera, në bujqësi, në blegtori dhe në gjithçka tjetër duke i dhënë mundësi të gjithëve të prekin ato përfitime që meritojnë bazuar në resurset të cilat ne i kemi,  por nuk vihen në punë. Prandaj të gjitha votat për kandidatin tonë Hasan Halilaj”, theksoi Meta.


Kryetari i LSI-së kërkoi angazhimin maksimal të të rinjve për në mënyrë që të “Aleanca ëpr Shqipërinë Europiane” të ketë shumicën bindëse edhe në Këshillin e ri bashkiak .
 
Nuk mund të ketë progres në asnjë drejtim Kukësi, në rast se kryetari i ardhshëm i bashkisë nuk ka një program dhe i vetmi që ka një program sot është Hasan Halilaj. Mbi të gjitha Kukësit i duhet një kryetar bashkie që të trokasë që nga dera e Edi Ramës dhe e gjithë ministrave për projekte që duhen financohen dhe që duhen për mbështetje  në emër të komunitetit të Kukësit. Nuk i duhet një kryetar bashkie që ta kthejë bashkinë në njësi të vogël të SHQUP-it këtu në Kukës. “Ne tani na mbetet që deri në 21 qershor, të gjitha këto energji tuaja t’i shpërndajmë tek të gjithë të rinjtë e Kukësit, kudo në të gjitha komunat edhe në shtëpinë më të largët, në mënyrë që të votojmë  atë besim dhe atë entuziazëm që meriton projekti ynë i përbashkët që Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja juaj, por të jetë e ardhmja juaj”, tha Meta.
 meta
Kandidati i përbashkët i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Hasan Halilaj shprehu besimin në fitoren e 21 qershorit.
 
“Shpresoj që mbështetja që kam patur nga ju dhe prezenca juaj më bën shumë optimist që në datën 21 qershor të jemi absolutisht të fituar. Unë premtoj që në stafin e kryetarit të bashkisë të paktën deri ne ë 30 për qind të jenë rini”, tha  Halilaj.
 
Në fjalën e tij, kandidati Halilaj prezantoi dhe disa nga pikat e platformës së tij si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së re të Kukësit.
 
Një nga  pikat e platformës sime është dhe mbështetja dhe politika fiskale ku një vend të veçantë i kam kushtuar rinisë  ku ndër të gjithë biznesmenët e rinj që do të hapin  bizneset e tyre, të paktën në dy vitet e para nuk do të paguajnë taksa.  Dëshira e ish-ministrit të famshëm thotë që nuk do të ketë Universitet ose Filial Kukësi. Por jo vetëm që nuk do të mbyllet, por do të ketë edhe më shumë cilësi dhe shumë degë të tjera në vazhdimësi.  Shpresoj dhe besoj se fitorja e 21 qershorit është jashtëzakonisht e plotë dhe ky besim dhe shpresë që kam te ju më bën që të jem shumë optimist dhe shumë i vëmendshëm, ndaj çdo iniciative dhe çdo mbështetje që rinia do të kërkojë”, theksoi Halilaj.
 
Në këtë takim Meta ishte i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi si edhe nga deputetët, Vexhi Muçmata dhe Ylli Shehu.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë