Meta – Mammadyarov: Intensifikim
të bashkëpunimit mes dy vendeve

Meta – Mammadyarov: Intensifikim<br />të bashkëpunimit mes dy vendeve
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Azerbajxhan, u takua sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, me të cilin vlerësuan nivelin gjithnjë në rritje të marrëdhënieve dypalëshe.

Ministri Mammadyarov shprehu kënaqësinë për vizitën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Baku, qe hap një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve mike, duke nënvizuar njëkohësisht gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje rëndësinë e konkretizimit të mëtejshëm të bashkëpunimit si në nivel dypalësh, ashtu edhe në nivel platformash ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Azerbajxhani gëzojnë mbështetje reciproke. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e forcimit të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve.

Meta dhe Mammadyarov ndanë bindjen e përbashkët se të dy vendet duhet të përshpejtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve në proces, veçanërisht në drejtim të eliminimit të taksimit të dyfishtë dhe të heqjes së regjimit të vizave, të cilat do kontribuojnë në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dypalësh.

Në përfundim, Meta nënvizoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit veçanërisht në kuadër të fillimit të punimeve për ndërtimin e projektit TAP, ku eksperienca dhe ekspertiza e Azerbajxhanit është e zgjeruar dhe e mirëpritur në Shqipëri.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim