Meta nderon kujtimin e Gjeneral Rrahman Parllakut: Do jetë gjithmonë mes nesh, me personalitetin e kthjelltësinë e mendimit

Meta nderon kujtimin e Gjeneral Rrahman Parllakut: Do jetë gjithmonë mes nesh, me personalitetin e kthjelltësinë e mendimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për nder të jetës dhe veprave heroike të Gjeneral Rrahman Parllakut, partizanit fitimtar antifashist, i cili më pas u burgos dhe u internua nga regjimi diktatorial.

Duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt para trupit të të ndjerit, Presidenti Meta  u shprehu ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij dhe theksoi para përfaqësuesve të mediave: 

Sot që është një ditë historike për mbarë popullin dhe kombin tonë, 16 shtatori, dita e Konferencës së Pezës, dita e besëlidhjes së të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftën për liri, nuk e mendoja se do të ishte edhe dita kur do t’i thonim lamtumirën e fundit Gjeneralit Rrahman Parllaku, njërit prej komandantëve më të lavdishëm të Luftës Antifashiste, të luftës për liri, por edhe njërit prej personaliteve më të mëdha të ushtrisë sonë, një personaliteti publik me kontribute të jashtëzakonshme në të gjitha kohët. 

Jam i bindur se përkushtimi i tij ndaj lirisë së atdheut, ndaj interesave kombëtare, por edhe ndaj përparimit të demokracisë, do të mbeten përgjithmonë në kujtimin tonë.

Në përkujtimin e çdo ngjarjeje të rëndësishme të luftës, në çdo sukses të Atdheut, Gjeneral Parllaku me frymëzimin që na ka dhënë të gjithëve, padyshim që do të jetë gjithmonë mes nesh, me personalitetin e tij të pamposhtur, dhe me kthjelltësinë e mendimit që nuk e humbi asnjëherë”, tha Meta.

Gjeneral Rrahman Parllaku u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 100-vjeçare. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 16/09/2019 17:17

    Ishalla heq kennen zvarre Gjenerali e shpetojme nga nje monster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv