TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga ministri Haxhinasto dhe deputetë të kësaj force politike ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Cërrik me rastin e 72-vjetorit të themelimit Batalionit të Dumresë.
Meta tha se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është e shenjtë dhe si e tillë duhet të nderohet nga të gjitha brezat e deri më sot. Ai theksoi se nuk duhet të hidhet baltë mbi kontributin e të rënëve pasi ata sollën Shqipërinë që kemi sot, një vend më të sigurt në NATO.
Përvjetori i krijimin të batalionit të Dumresë u përshëndet edhe nga kryetari aktual i Bashkisë Sevet Duzha. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familje dëshmorësh, veteranë e qytetarë të Cërrikut.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO