Meta në Ditën Ndërkombëtare të Sportit së bashku me fëmijët me aftësi ndryshe

Meta në Ditën Ndërkombëtare të Sportit së bashku me fëmijët me aftësi ndryshe

Presidenti Meta me fëmijët me aftësi ndryshe

Në kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, si dhe në bashkëpunim me Special Olympic ALbania, u zhvillua sot paradite në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” veprimtaria me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, në të cilin morën pjesë edhe 200 fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuara, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit Kostandin Shkurti, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Abaz Hado, etj.

Në fjalën përshëndetëse Presidenti Meta theksoi kënaqësinë dhe gatishmërinë për të dhënë mbështetjen e tij maksimale personale dhe institucionale këtij aktiviteti jo vetëm sot, por në vazhdimësi sepse unë besoj se fuqia e sportit është e magjishme dhe është e pakufishme.


(Ilir Meta me fëmijët me aftësi ndryshe)

Sporti ndryshon jo vetëm jetën e çdo individi, por njëkohësisht jam i bindur që sporti mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste, më krenare për vlerat dhe për aftësitë e saj.
Njëkohësisht të na edukojë për të patur një rini të shëndetshme dhe një shoqëri të shëndetshme në rrugën e saj, aq më tepër sot kur të rinjtë, kur fëmijët, por edhe shoqëria është vazhdimisht e kërcënuar nga fenomene për të cilat antidoti më i mirë është angazhimi me sport dhe promovimi i sportit, që nga rreziku i drogës dhe i substancave narkotike, që nga duhani, e shumë fenomene të tjera, obeziteti që është problem dhe sfide dhe për ne, por dhe për të gjitha shoqëritë moderne. Unë besoj shumë tek sporti.

Presidenti Ilir Meta

Duke vënë në dukje vlerat e mëdha të sportit, edhe ato që kanë të bëjnë me shërbimin e tij ndaj mirëkuptimit, dialogut dhe paqes, Presidenti Meta i ilustroi duke u shprehur: “Përpara Olimpiadës së fundit në Korenë e Jugut, e gjithë bota ishte në një ankth të jashtëzakonshëm për ‘Luftën III Botërore’. Kur do të fillojë ajo. Dhe, përplasja e parë gjithmonë pritej midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Mjaftoi një olimpiadë, mjaftoi një akt simbolik përmes sportit dhe situata ndryshoi shumë shpejt, duke treguar që sporti mund të bëjë shërbime të tilla ndaj paqes, ndaj dialogut dhe njërëzimit, që politika mund ta ketë jashtëzakonisht të vështirë që t’i realizojë.

Ne sot jemi për të treguar që sporti nuk ka asnjë kufizim, mjafton pasioni dhe dëshira. Nuk ka asnjë kufizim përsa u takon aftësive dhe përsa i takon moshës.

Nuk ka asnjë kufizim as ideologjik, as etnik, as racor, as gjinor, përkundrazi sporti është më gjithpërfshirës se çdo disiplinë tjetër. Jo vetëm kaq, por është dhe i domosdoshëm përveç kënaqësisë dhe cilësisë së re të jetës që i jep çdo individi. Është i domosdoshëm sepse ka të bëjë më shëndetin e të gjithëve. Është i domosdoshëm që nga fëmijët, e deri tek moshat më të mëdha për një cilësi të re të jetës.”

Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi punën e përkushtimin e Special Olympics Albania dhe Drejtuesit Kombëtar të tyre, Landi Hysit, duke vënë në dukje që i siguron se:

Do të jem përkrah jush në çdo aktivitet dhe në mënyrë të vazhdueshme, sepse kjo është rruga më e mirë e integrimit në komunitet, në shoqëri, por edhe e rritjes së optimizmit për të ardhmen midis fëmijëve, të rinjve sepse sporti të bën të fortë, të sigurt, të jep vullnet, vetëkontroll dhe të mëson të punosh me objektiva të qarta që të vazhdosh gjithmonë të kesh arritje në jetën tënde individuale dhe profesionale.
Suksese të gjithëve sot! Suksese Special Olympics! Kjo është një ditë shumë e bukur sepse tregon që ju keni një vullnet të jashtëzakonshëm dhe ju absolutisht do të keni mundësinë përm es këtij vullneti të gëzoni një integrim të plotë në të gjithë shoqërinë.

Landi Hysi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja