Meta në Durrës: Të rinjtë, marinarë
që presin të ankorojnë në BE

Meta në Durrës: Të rinjtë, marinarë <br />që presin të ankorojnë në BE
DURRES - LSI ka përfshirë sot edhe 1500 të rinj të tjerë në radhët e saj, një pjese të të cilëve ua dha dokumentet e anëtarësimit, vetë kryetari i partisë, Ilir Meta. Ceremonia ndodhi gjatë një takimi me simpatizantët e LSI-së në Durrës, ku Meta ishte i pranishëm sëbashku me deputetin Lefter Koka.

Meta u shpreh i habitur dhe i gëzuar para të rinjve.“Ishte një surprizë shumë e këndshme për mua që të shoh këto vajza dhe këta djem të veshur si marinarë",- tha ai. - "Cilido që do të donte të bënte një pyetje se përse janë veshur kështu? Sepse të rinjtë dhe të rejat e Durrësit duan të ankorojnë sa më shpejt këtë vend atje ku e meriton, në Bashkimin Evropian”,- tha ai.

Lideri i LSI-së deklaroi se të rinjtë dhe të rejat e Durrësit nuk mund të tolerojnë më këto vonesa dhe këtë stanjacion në rrugën e integrimit evropian dhe se LSI-ja është distancuar dhe distancohet nga çfarëdolloj konflikti politik që i bëhet barrikadë ecjes më të shpejtë të vendit, drejt integrimit evropian. “Vetëm përmes bashkëpunimit Durrësi dhe e gjithë Shqipëria do të ecë përpara më shpejt në rrugën e integrimit dhe në rrugën e zhvillimit, sepse ne nuk duam që Shqipëria të vazhdojë të regjistrojë shanse të humbura. Sepse ne nuk duam të humbasim trenin e radhës drejt Bashkimit Evropian, sepse ne nuk duam që vendi të humbasë projekte të tëra dhe financime të cilat do të hapnin mijëra vende pune për të rinjtë në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha z. Meta.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, apeloi edhe një herë nga Durrësi që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian. “Ndaj apeli i përshpejtimit të procesit të integrimit evropian vjen më shumë se asnjëherë tjetër sot edhe nga qyteti i Shqipërisë, simbol i lidhjeve të hershme me perëndimin, nga qyteti i Durrësit. Ndaj dhe ne si LSI shprehim edhe një herë tjetër vendosmërinë tonë dhe u bëjmë apel të gjitha forcave politike parlamentare për të gjetur sa më shpejt rrugën e konsensusit dhe të kompromisit për të miratuar dy ligjet dhe rregulloren që do ta ndihmojë Shqipërinë të fitojë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të çelet një perspektivë më e mirë dhe më e shpejtë për të gjithë ju”, deklaroi z. Meta.

RISIA E FUSHATES ELEKTORALE: LRI-së TE VESHUR SI MARINARE
meta durres



meta durres

(Foto: Nga aktiviteti i LSI-së sot në Durrës)

Redaksia online

(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës