Meta në Gjermani, Niels Annen:
Bundestagu mbështet Shqipërinë

Meta në Gjermani, Niels Annen:<br />Bundestagu mbështet Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në Gjermani zhvilloi dy takime me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të Jashtme të SPD njekohesisht zedhenes i Grupit Parlamentar SPD, z.Niels Annen dhe zv. Presidenten e Bundestagut, Ulla Schmidt.
 
Ne këtu në Bundestag i kushtojmë vëmendje rajonit tuaj dhe jemi të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Shqipërisë” u shpreh Annen.
 
Annen u shpreh se pavarësisht disa zhvillimeve shqetësuese në disa vende evropiane, zgjerimi i Bashkimit Evropian është një opsion i hapur dhe i drejtë, ndaj avancimi përmes rrugëtimit realist të Ballkanit dhe veçanërisht i Shqipërisë drejt BE-së ka një rëndësi strategjike për gjithë Evropën.
 
Meta dhe Annen ndanë bindjen se frustrimi social gjithnjë e në rritje krijon hapësira për alternativa populiste, të cilat rrezikojnë projektin evropian dhe vlerat social-demokratike, që Shqipëria ndan me Gjermaninë, ndaj përqendrimi te zgjidhjet e qëndrueshme sociale dhe ekonomike për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë në vendet e Evropës Juglindore duhet konsideruar si një prioritet i përbashkët për të cilin duhet intensifikuar bashkëpunimi.
 
Në këtë drejtim, duke biseduar mbi zhvillimet e fundit rajonale, u vlerësua asistenca gjermane në avancimin e reformave kyçe dhe në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit tonë dhe u theksua rëndësia e zbatimit të reformës në drejtësi si kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë.
 
Ulla Schmidt shprehu edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë.
 
Ndërsa Meta në fund të takimit theksoi se "Jemi të vendosur të punojmë për më tepër të drejta sociale dhe të rrisim nivelin e jetesës së shqiptarëve.
 
Vlerësojmë ekspertizën gjermane për një arsim profesional për të rinjtë
”.
 
[gallery]19858[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit