Meta në Gjilan, Haziri: Mustafa
kryeministër,ose LDK në opozitë

Meta në Gjilan, Haziri: Mustafa<br />kryeministër,ose LDK në opozitë
GJILAN -  Komuna e Gjilanit i dha këtë të hënë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta  titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e dhënë në procesin e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe që po vazhdon të japë edhe sot në rrugën e integrimit eurotalantik të Kosovës.

Në vizitën e parë të një autoriteti të lartë shqiptar në Gjilan, Meta mori pjesë në ceremonitë e organizuara nga kjo komunë për festat e nëntorit të kombit shqiptar. Ishte kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri i cili i dha Metës titullin “Qytetar Nderi”, ndërsa për kryeparlamentarin shqiptar ky vlerësim do të thotë përgjegjësi dhe angazhim i mëtejshëm për t’i qenë pranë popullit të Kosovës. Meta: Gjilani, qendër e fuqishme e bashkëpunimit rajonal

Por kryekomunari Haziri ka shfrytëzuar konferencën për shtyp të organizuar me rastin e vizitës së Metës, për të “kërcënuar” me prishje të marrëveshjes së 19 nëntorit mes PDK-së së Thaçit dhe LDK-së, nëse Isa Mustafa nuk zgjidhet kryeministër i Kosovës.

“LDK ka vetëm një emër, dhe ka vendim të këshillit të përgjithshëm, ai është emri i Isa Mustafës, i mundshëm për postin e kryeministrit, nëse zbatohet marrëveshja me parime, çdo lëvizje, çdo zhvendosje e atyre parimeve, atëherë LDK kalon në opozitë dhe iu urojmë atyre të bëjnë koalicion me kë të munden ”, tha Haziri.

Sipas marrëveshjes së arritur të mërkurën e javës që shkoi, dy liderët politikë Hashim Thaçi, aktualisht kryeministër në detyrë dhe Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ranë dakord të marrin nga 8 ministri të qeverisë të cilën deri më tani është thënë se do ta udhëheqë Isa Mustafa. PDK është përfolur se do të mbajë postin e kryeparlamentarit, ndërsa lideri Hashim Thaçi pritet të jetë president në 2016-ën, në përfundim të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga. 

meta
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës