Meta në Gjirokastër: Politika
konfliktuale nuk i shërben vendit

Meta në Gjirokastër: Politika<br />konfliktuale nuk i shërben vendit
Politika konfliktuale e mosbesuese nuk i shërben vendit. Kështu ka deklaruar kryetari i  Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë takimit më strukturat e LSi-së në Gjirokastër, ndërsa ftoi opozitën për bashkëpunim në të mirë të reformave të vendit.

“Unë gjej rastin të ftoj edhe opozitën të jetë sa më bashkëpunuese, sepse e kemi të vështirë t’i ndajmë gjirokastritët dhe shqiptarët në të majtë dhe në të djathtë, sfidat dhe problemet e familjeve shqiptare janë të njëjta. Këto janë sfida që lidhen me shumë faktorë, ka faktorë që varen nga ne për të cilët ne duhet të angazhohemi më shumë për të përmirësuar qeverisjen, cilësinë e saj, shërbimin ndaj qytetarit, por ka edhe faktorë që nuk varen nga ne sepse Shqipëria është një vend i hapur”, - tha Meta.

meta ne gjirokaster

Sipas tij, në një kohë kur e gjithë Eurozona po kalon vështirësi, është koha për forcuar institucionet e shtetin ligjor, duke lënë mënjanë sulmet politike e personale.

“Ne e dimë se e gjithë Eurozona përjeton vështirësi të tilla. Kështu që askush nuk duhet të pretendojë se në një situatë të tillë ne mund të bëjmë mrekulli. Aq më tepër duke nxitur një klimë politike mjaft konfliktuale e mosbesuese. Është koha për të forcuar institucionet, është koha për të forcuar shtetin ligjor, është koha për të lënë mënjanë sulmet dhe denigrimet personale, për t’u fokusuar te çështjet më të rëndësishme që vendi ka nevojë për të zgjidhur dhe te çështjet më të mprehta ekonomike dhe sociale që shqetësojnë shtresat më në vështirësi të shoqërisë sonë”, deklaroi Meta.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi Meta tha se fuqizimi i LSI-së është është një kontribut shumë i vlefshëm për të forcuar stabilitetin politik në vend, ndërsa shtoi se LSI pro konsensusit për të realizuar reformat.

“Ndaj LSI është një forcë që rrezaton bashkëpunim, përpjekje për të ndërtuar konsensus në të mirë të reformave, në të mirë të vendit. Sepse qytetarët duan sa më shumë siguri për të ardhmen, për veten e tyre, për familjet e tyre, për punën që kanë, që të mos e humbasin, por edhe vendet e reja të punës, për të gjithë që sot nuk kanë ku të punojnë. Natyrisht që këtë siguri dhe këtë besim duhet ta japim të gjithë bashkë, duke vazhduar reformat, por duke i realizuar ato në një bashkëpunim sa më të ngushtë me qytetarët dhe mirëkuptim me ta dhe njëkohësisht, duke u përpjekur për të realizuar një konsensus sa më të gjerë”,u shpreh Meta.

Kryetari i LSI-së teksa iu referua rritjes së LSI në zgjedhjet e fundit parlamentare, u kërkoi strukturave të saj, të mos kalojnë në eufori, por të rrisin përgjegjësitë ndaj votuesve.
 
 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën