Meta në Konventën Zgjedhore të
njësisë 6:Bashkëpunimi sjell progres

Meta në Konventën Zgjedhore të<br />njësisë 6:Bashkëpunimi sjell progres
TIRANË- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 6 në Tiranë. Duke folur para strukturave të kësaj njësie, Meta tha se prej 26 vitesh dëgjohet një retorikë e egër politike, jashtë çdo parametri dhe jashtë çdo logjike.
 
Kryetari i LSI-së theksoi se kur bashkëpunohet dhe kur punohet me prioritetet e qarta e në mënyrë të qëndrueshme, edhe progresi është i sigurtë.

Sipas Metës, njerëzit duan të dëgjojnë një zgjidhje, një mesazh që atyre u intereson dhe se mesazhi duhet të jetë për njerëzit, se si mund të zgjidhen ato probleme që shqetësojnë qytetarët më shumë sot.
 
“Kur bashkëpunohet, kur punohet me prioritetet e qarta dhe në mënyrë të qëndrueshme, edhe progresi është i sigurtë. Besoj se kjo filozofi do të vazhdojë të na japë sukses edhe në të ardhmen”, u shpreh ai.
 
Duke folur për të rinjtë, Meta iu referua grupit të këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, që përbëhet nga të rinj e të reja e që janë një model për politikën dhe frymëzojnë bashkëmoshatarët e tyre që të qëndrojnë këtu për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë e për të luftuar së bashku.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk