Meta në krye të fushatës së LSI:
Teserën e dorëzoj në 23 korrik

Meta në krye të fushatës së LSI:<br />Teserën e dorëzoj në 23 korrik
Ilir Meta i sapozgjedhur President i Republikës ka qetësuar mbështetësit e LSI-së se do tw jetw nw krye tw kwsaj force politike gjatw fushatws zgjedhore tw 18 qershorit. 

Në një prononcim për mediat, Meta tha se teserën e LSI-së do ta dorëzojë në datën 23 korrik, ndërsa një ditë më pas bën betimin për marrjen e detyrës së kryetarit të shtetit. 

"Do respektoj Kushtetutën e vendit në mënyrë më të denjë. Më 24 korrik do të duhet të bëj betimin. Më 23 korrik do të dorëzoj dokumentin e LSI-së tek sekretari i përgjithshëm i LSI dhe do u them të ma ruajnë mirë atë dokument", tha ai. 

"Pasardhësi im në LSI, Petrit Vasili"
Në këtë komunikim për mediat, Meta tha se LSI pa të në krye, nuk do të rrudhet, por do të fuqizohet edhe më tej.
 
Sa i takon pasuesit të tij në krye të LSI, Meta tha se statuti e parashikon qartë dhe ai do të jetë zv/kryetari, Petrit Vasili.

"Nëse LSI do të rrudhej mendoj se do ta meritonte nëse fuqia e kësaj force politike është e bazuar vetëm tek një person. Une besoj se LSI do fuqizohet dhe rritet sepse ka mjaft drejtues e drejtuese të aftë e të jashtëzakonshëm jo vetëm të LSI-por edhe të fuqisë më të madhe që ka LSI, LRI-në.

Nuk ka asnjë arsye që LSI të shqetësohet për drejtimin e saj. LSI do të rritet përsa kohë do të ketë në fokus interesat e vendit.

Kryetari? LSI, pas kryetarit ka zv/ Kryetarin, Petrit Vasili i cili dihet se ka qenë më i votuari dhe pa diskutim në bazë të statutit do të jetë ai drejtuesi i LSI-së deri në përfundim të këtij mandati që ka rifilluar në nëntor
", u shpreh Meta. 

Urimet nga Rama dhe Nishani
Ndërkaq, Meta rrëfeu se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që kishte insistuar që ai të bëhej president. Meta tha gjithashtu se ka marrë një mesazh urimi edhe nga vetë Rama. 

"Mesazhi i urimit i zotit Rama ishte miqësor. Prej kohësh ka qenë promovues i kësaj ideje dhe zgjedhjes time si president. Unë kam insistuar për shumë arsye, sidomos javëve të fundit që të mos nxitoheshim për të zgjedhur presidentin", deklaroi më tej presidenti i zgjedhur, Ilir Meta. 

Meta iu referua edhe urimit nga presidenti në detyrë Bujar Nishani. 

"Dua të falenderoj presidentin Nishani për mesazhin e urimit, duke treguar përgjegjshmërinë dhe qytetarinë e tij pasi kemi nevojë për të forcuar komunikimin dhe dialogun dhe kemi për detyrë të japim qetësi të gjithë qytetarëve shqiptarë", theksoi më tej Meta.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën