Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishte sot në Kuçovë, në kuadër të nismës së ndërmarrë bashkë me “Alencën për dhurimin e gjakut”,  ku është takuar me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti Selfo Kapllani dhe përfaqësues të tjerë vendorë .

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për këtë seancë të dhurimit të gjakut si dhe mirënjohjen ndaj dhjetra qytetarëve të Kuçovës, të cilët iu bashkuan me vullnetarizëm kësaj kauze humane.

“Gatishmëria juaj për t'ju bashkuar kësaj kauze tregon për një shpirt të madh e human të qytetarëve të Kuçovës. Nevoja për të dhuruar gjak është e përditëshme dhe kjo na vendos përpara detyrimit tonë qytetar për t’u bërë dhurues vullnetarë periodikë.

Dhurimi i sotëm nga ana e qytetarëve të Kuçovës do të shkojë për të ndihmuar të sëmurët talasemikë të Lushnjes e Beratit. Unë ju falënderoj dhe ju përgëzoj për këtë ndjeshmëri të lartë shoqërore dhe për vullnetarizmin tuaj. Nuk mund të lejojmë që të ketë të sëmurë talasemikë, të cilët nuk marrin dot shërbimin e nevojshëm jetik për ta, për shkak të mungesës së gjakut",u shpreh presidenti Meta. 

Meta u shpreh gjithashtu se nevoja për dhurimin e gjakut është një nevojë e përditshme për të gjithë ata njerëz, që duhet ta sigurojnë atë ndërkohë dhe se instucionet publike dhe priavate duhet të të tregohen të gatshme dhe mbështetëse në këtë drejtim.

"Jam i bindur se me impenjimin e të gjitha institucioneve publike dhe private do të arrijmë të sigurojmë një dhurim gjaku të qëndrueshëm e të përhershëm.Duhet të nxisim vullnetarizmin jo vetëm për dhurimin e gjakut, por edhe për kauza të tjera sociale”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Selfo Kapllani, e falënderoi Presidenti Meta për ndërmarrjen e kësaj kauze jetike, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkohen asaj masivisht