Kreu i shtetit Ilir Meta, ndodhët në një vizitë zyrtare në Marok, në Kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Marrakesh, për të adaptuar “Kompaktin Global për migrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt”.
Ndërsa fokus i këtij takimi të organizuar ndërqeveritar kanë qenë sfidat e emigracionit Presidenti i Republikës Meta , ka folur rreth trendit gjithnjë e më një rritje të nivelit të migrimit, duke thënë se nevojitet një bashkëpunim i përbashkët në këtë drejtim, çdo do t’i jetë një ndihmë e madhe për të kapërcyer sfidat e emigracionit.
Duke iu Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres si dhe 150 krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, Presidenti Meta u shpreh se Kompakti Global është rezultat i trendit gjithnjë në rritje të migrimit dhe një reagim kolektiv e të përbashkët në partneritet dhe solidaritet brenda një kuadri shumëpalësh.
“Të gjitha vendet tona, qoftë ato të origjinës, të tranzitit apo të vendmbërritjes, preken nga migrimi. Dhe me përvojën që kemi pasur kemi mësuar se mund ta trajtojmë këtë dukuri vetëm në partneritet, sepse është një proces shumë i vështirë dhe kompleks. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut; ka të bëjë me menaxhimin e kufijve; ka të bëjë me kostot financiare; ka të bëjë me kohezionin social; me sovranitetin dhe kështu mund të vazhdoj pafund. Ne nuk duhet të lejojmë që të dobësohemi nga lëvizshmëria njerëzore. Përkundrazi, ne duhet të fuqizohemi duke krijuar një mekanizëm më human, më dinjitoz dhe të sigurt për të qeverisur migracionin Kompakti Global reflekton në masë të madhe këtë mendim, duke përfshirë objektivat dhe parimet e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe traktatet përkatëse mbi refugjatët dhe emigrantët.
Ilir Meta, Presidenti i Republikës
Teksa është ndalur në aspiratat e vendit drejt BE-së, presidenti Meta theksoi se Shqipëria ka përafruar politikat e azilit dhe migracionit me rregullat dhe ligjet komunitare të BE-së dhe me Konventën e Gjenevës.
"Shqipëria dhe migrimi nuk janë të panjohura për njëri-tjetrin. Prandaj ne i kushtojmë rëndësi të veçantë kësaj çështjeje, duke mbetur plotësisht e angazhuar me angazhimet tona ndërkombëtare dhe duke u zotuar të respektojmë objektivat e Paktit Global të Kombeve të Bashkuara.Si një vend kandidat për në Bashkimin Europian, Shqipëria ka përafruar politikat e azilit dhe migracionit me rregullat dhe ligjet komunitare të BE-së dhe me Konventën e Gjenevës. Ne jemi duke punuar ngushtësisht me vendet europiane dhe vendet e tjera fqinje për t’u përballur dhe kapërcyer sfidat e migracioni.", ka thënë presidenti Ilir Meta
"Kohët e fundit kemi nënshkruar një Marrëveshje për Statusin me Agjencinë Europiane të Kufitarit dhe të Bregdetit. Kjo marrëveshje parashikon një bashkëpunim më të mirë dhe më të koordinuar operacional midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian për çështjet e migracionit. Po bashkëpunojmë ngushtë edhe me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin për të përgatitur një plan emergjence duke pasur parasysh zhvillimet aktuale", është shprehur presidenti Meta.
Në fund presidenti Meta tha se po punohet dhe shpejti pritet të ngrihet një strategji e re Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit në një ditë simbolike, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve më 18 dhjetor.
ik ore , sa te jeni ju ne pushtet ky vend nuk do boje hajr , prandaj largohu hajdut i shqiprise
Përgjigju