MAROK- Konkretizimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit është çështja në fokus të vizitës zyrtarë që kreu i Kuvendit Ilir Meta po zhvillon në Marok. Në takimin me homologun Rachid Talbi Alami, theksi u vu në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke inkurajuar edhe shkëmbimet tregtare.
“Parlamentet tona duhet të inkurajojnë shkëmbimet ekonomike. Maroku është vend i rëndësishëm për Shqipërinë. Duhet të forcojmë kuadrin ligjor, të finalizojmë marrëveshjet në proces, dhe të punojmë për konkretizimin e bashkëpunimit me Marokun. Po kështu duhet të bashkëpunojmë për sigurinë dhe kundër terrorizmit në pellgun e Mesdheut. Vlerësojmë bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare. Si dhe tregojmë vullnet për rritjen e shkëmbimeve tregtare”, u shpreh kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Ndërsa kryetari i Parlamentit maroken, Rachid Talbi Alami, ndërsa falënderoi Metën për këtë vizitë, tha se “Vizita juaj forcon marrëdhëniet tona. Maroku dhe Shqipëria kanë ndjenja tradicionale miqësie”.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com