Meta në mbështetje të PPE, partive aleate të Bashës: Qeveria injoroi kushtet e integrimit, më 25 prill vjen ndryshimi

Meta në mbështetje të PPE, partive aleate të Bashës: Qeveria injoroi kushtet e integrimit, më 25 prill vjen ndryshimi

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në krahë deklaratave të Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, i cili tha më herët se Qeveria në Tiranë duhet të plotësojë kushtet për integrimin dhe jo t'i mohojë ata. Meta tha se përgjatë kësaj kohe qeveria i ka injoruar këto kushte por që më 25 prill do të vijë fundi i kësaj dhe se vendi do të fokusohet me energji të reja drejt hapave që të çojnë në BE.

"E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë. I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t'i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian", shkruna Meta.

Gjatë ditës së sotme eurodeputeti Michael Gahler, pjesë e PPE, partisë aleate të Lulzim Bashës tha se qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar kushtet e integrimit apo duke përgojuar BE, por të fokusohet në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave për integrim.


Lajmi kryesor:

Kritikat e Ramës, koordinatori për Zgjerimin në PE: Shqipëria të plotësojë kushtet për anëtarësim! Meta: Qeveria injoroi plotësimin e tyre


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja