Meta në Portugali, takohet me
Presidenten e Asamblesë, Esteves

Meta në Portugali, takohet me<br />Presidenten e Asamblesë, Esteves
PORTUGALI - Kreu i Kuvendit,  Ilir Meta gjatë vizitës së tij zyrtare në Lisbonë është pritur nga Presidentja e Asamblesë së Republikës së Portugalisë, Maria da Assunçao Esteves. 

Gjatë takimit Meta dhe Esteves vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike dypalëshe, mbështetjen reciproke në nivel ndërkombëtar si dhe mirëkuptimin dhe miqësinë tradicionale që ekziston mes dy vendeve dhe dy popujve.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë, në drejtim të anëtarësimit në NATO, liberalizimit të regjimit të vizave të hapësirës Schengen për qytetarët shqiptarë dhe së fundmi për miratimin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Nga ana e saj, Presidentja e Asamblesë së Portugalisë, Maria da Assunçao Esteves i uroi mirëseardhjen në Portugali Metës dhe e siguroi atë për mbështetjen portugeze në kuadër të procesit të integrimit evropian si dhe për vullnetin maksimal për të forcuar bashkëpunimin parlamentar dypalësh, por edhe në kuadër të platformave rajonale siç është Unioni për Mesdheun.

Më tej Esteves u shpreh se Portugalia dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në funksion të forcimit të vlerave humane dhe demokratike evropiane, duke theksuar se vizita e Kreut të Kuvendit të Shqipërisë në Lisbonë është një shtysë për intensifikimin konkret të marrëdhënieve mes dy vendeve.  

Ilir Meta vuri në dukje se dy parlamentet kanë një peshë të veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke nënvizuar se rritja e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve i shërben jo vetëm stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit të Ballkanit, por edhe progresit social dhe ekonomik të pellgut mesdhetar.

Gjithashtu Meta vlerësoi edhe mbështetjen që Portugalia i jep Kosovës, duke theksuar se ky është një kontribut i vyer për paqen dhe progresin e rajonit të Ballkanit. Dy homologët diskutuan më tej mbi zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian dhe në rajonet fqinje të Unionit, duke vënë në dukje se përhapja dhe konsolidimi i vlerave humane e demokratike evropiane, i shërbejnë rritjes së sigurisë dhe stabilitetit të të gjithë kontinentit.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta e ftoi znj. Esteves për një vizitë në Shqipëri, duke shprehur bindjen se të dy Parlamentet kanë hyrë tashmë në një fazë me dinamikë të re bashkëpunimi, i cili do të forcohet më tej përmes punës së grupeve të miqësisë dhe komisioneve homologe parlamentare.

Në përfundim, znj. Esteves e ftoi Metën për një vizitë në ekspozitën e 40-vjetorit të revolucionit portugez në ambientet e Parlamentit si dhe për një përshëndetje zyrtare në seance plenare nga deputetët portugezë për nder të delegacionit shqiptar. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë