Meta në Selenicë: PS-LSI është një fuqi e përbashket
TIRANË, 9 Maj /ATSH/ -Kreu i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi sot kandidatin për Bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj. I bindur se banorët e kësaj zone do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar kandidatin e së majtës, Meta premtoi se qeveria do të të ketë investime konkrete në këtë zonë […]
Kreu i Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi sot kandidatin për Bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj.
I bindur se banorët e kësaj zone do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar kandidatin e së majtës, Meta premtoi se qeveria do të të ketë investime konkrete në këtë zonë si në bujqësi, ashtu dhe blegtori.
"PS-LSI është një fuqi e përbashket që nuk synon të japë shembullin e punës, jo vetëm në Vlorë e Selenicë, por edhe Shkodër e Kukës. PD i do Bashkite për luftë politike, por pushteti vendor është për të zgjidhur problemet e komunitetit. Do të ketë investime konkrete nga qeveria në këtë zone. Mbështetje të jashtëzakonshme për bujqësinë dhe blegtorinë. Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe Selenica do të bëjë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e duhur", tha Meta.
Investimet do të jenë edhe në infrastrukturë, tha Meta. "Së shpejti projekte për të lidhur Selenicën me Bregun.Me bitumin e Selenices jane shtruar rruget e botes, por jo te Selenices. Rruga e lumit te Vlores nis se shpejti, përmes së cilës lidhet Vlora me Qeparoin. Ky do jete reformin teresor per zonen", u shpreh kreu i LSI.
Meta shfrytëzoi praninë e tij në Selenicë për të uruar dhe 9 Majin, ditën e fitores mbi fashizmin, ndërsa ka thumbuar kandidatin e së djathtës për këtë Bashki. "Gëzuar 9 majin, ditën e fitores mbi fashizmin.Kemi arsye të festojmë se këtu jemi në trevat më patriotike të vendit. Më vjen keq që PD na ka vënë përballë një kandidat nga Balli Kombetar". //atsh/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2984
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24