Meta në SHBA, i kërkon ndihmë senatorit Peters për heqjen e taksimit të dyfishtë

Meta në SHBA, i kërkon ndihmë senatorit Peters për heqjen e taksimit të dyfishtë

Gary Peters dhe Ilir Meta

Gjatë vizitës në SHBA, Presidenti Meta zhvilloi një takim me Senatori demokrat Gary Peters, i cili është kryetari i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë.

Presidenti Meta e falënderoi Senatorin Peters për lidershpin e tij në Senatin e SHBA në dobi të forcimit të miqësisë me Shqipërinë dhe për mbështetjen e tij për komunitetit shqiptar në shtetin e Michigan-it.

Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Peters për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis dy vendeve, që do të sillte lehtësira në fushën e tregtisë dhe investimeve.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Senatori Peters shprehu kënaqësinë për takimin me Presidentin Meta dhe njëkohësisht angazhimin për të kontribuuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popse.: 04/10/2018 01:46

    Meta era HAJDUT si Nuk ka VENE maske SENATORI .APO NUK I KA TREGUAR DONALD LU PER PESHKAQENIN META .FBI DO FILLOJE INVESTIGIMET .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën