Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë pjesë në International Leaders Forum në kuadër të Konventës së Partisë Demokratike Amerikane në Filadelfia.
Meta është takuar gjatë forumit me disa personalitete si ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kreun e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, Kreun e Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili dhe eurodeputetet Knut Fleckenstein Gianni Pittella dhe Tanja Fajon.
Kreu i Kuvendit shqiptar gjatë takimeve është shprehur se duhet të forcojmë bashkëpunimin me SHBA, pasi Shqipëria është aleate besnike në mbrojtje të vlerave demokratike.
"Të forcojmë bashkëpunimin strategjik me SHBA. Shqipëria dhe SHBA aleate besnike në NATO në mbrojtje të vlerave demokratike, stabilitetit dhe sigurisë. Vlerësoj kontributin e NDI në demokracinë shqiptare. Mirënjohje për bashkëpunimin me NDI për të rritur transparencën dhe demokracinë e brendshme të partive politike".
Kreu i legjislativit shqiptar së bashku me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhen në SHBA këtë javë në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Demokratëve.
Meta dhe Basha kanë zhvilluar takime edhe me delegacionin e Kosovës në SHBA, që përbëhej nga kryeministri Mustafa dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Fotot nga takimet e Metës në SHBA

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com