Nëse do të kemi mundësi do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ky forum të bëhet në Tiranë. Të shpresojmë që edhe të tjerët do t’i bashkohen kësaj nisme dhe kësaj axhende, por ftesa juaj është shumë e mirëpritur dhe e respektuar”, - tha Pittenger. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit zhvilloi edhe një takim me lideren e demokratëve në Kongres, znj. Nancy Pelosi.
Ecuria e reformave në Shqipëri ka qenë një nga temat qendrore të bisedës së zhvilluar. Ndërkohë që rreziku i terrorizmit dhe krizës së refugjatëve nga Siria ishte një tjetër çështje e diskutuar në takimin mes z. Ilir Meta dhe shefes së grupit të demokratëve në Kongresin Amerikan. Gjatë bashkebisedimit u prek dhe tema e kontributit të Shqipërisë në kuadër të NAto-s dhe operacionevë paqeruajtëse ku Shqiperia bën pjesë.
Meta: Shqipëria në krah të SHBA-ve në përballimin e sfidave të sigurisë globale
Zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, rreziku i terrorizmit dhe krizës së refugjatëve, si dhe kontributi i Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe operacioneve paqeruajtëse, ishin temat në fokus të takimeve që Kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi me disa anëtarë të Kongresit Amerikan.Meta zhvilloi biseda të veçanta me Kryetarin në largim të Kongresit, John Boehner, kongresmenët Ralph Abraham dhe Dereck Kilmer.
Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen e Kongresit Amerikan për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe vlerësuan rolin e rëndësishëm që Parlamenti ka në përmbushjen e tyre.
Gjithashtu, gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit u prit në një takim nga senatori Chris Murphy, Nënkryetar i Komitetit për Europën në Senatin Amerikan.
Ata diskutuan mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet e brendshme dhe kursin e reformave që ka ndërmarrë mazhoranca, duke u ndalur edhe tek situata në rajon dhe kriza e refugjatëve.
Meta shprehu angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar përkrah SHBA-ve në përballimin e sfidave të mëdha të sigurisë globale.Në takim u diskutua edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit Meta zhvilloi një takim edhe me kongresmenin David Jolly me të cilin biseduan për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve mes Kongresit amerikan dhe Parlamentit shqiptar, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri.
Vizita e Metës në SHBA do të vijojë me të tjera takime në ditët në vazhdim, njofton zyra e shtypit e Kuvendit
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)