Meta në Tropojë, vlerësime për personalitetet e Lëvizjes Demokratike

Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, Ambasadori i Japonisë Makoto Ito dhe deputetë vendor ka përuruar një qendër sociale në qytetin e Bajram Currit.

Qëndra do të strehojë 15 familje të pastreha dhe në kushte të vështira ekonomike, gjashtë prej të cilave i përkasin komunitetit rom.

Në fjalën e tij përshëndetëse Meta u shpreh se vajtja në Tropojë ishte një kënaqësi dhe emocion i veçantë kjo sepse Tropoja përbën një epos plot histori dhe personalitete që i kanë dhënë shumë kombit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë.

Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja.

Ilir Meta, president 

Më tej ai u shpreh se Bjeshkët e Tropojës kanë lidhur komunitetet shqiptare nga Kosova, Malësia e Madhe dhe Mali i Zi.

Është detyra e jonë dhe e gjeneratave që vijnë të lehtësojnë akoma më shumë lidhjen e komunikimin ndërbjeshkor midis shqiptarëve, por edhe lidhjen me fqinjët tanë të mirë. Alpet ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi i lidhin aq mirë shqiptarët me njëri-tjetrin. Por kësaj lidhje natyrore e njerëzore ne duhet t’i shtojmë me investimet tona në infrastrukturë, rrugë, energji, telekomunikim, dixhitalizim dhe lehtësi të tjera, të cilat realizojmë një konektivitetet mbarëvjetor ndëmjet të tre vendeve tona.

Ilir Meta, president 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë