Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Athinë, ndërsa në axhendë janë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit grek.
 
Meta do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe kryetarët e disa partive.
 
Në qendër të takimit do të jetë disa çështje për diskutim mes palëve, por deputeti i PS, Fatmir Toçi njëkohësisht edhe pjesë e delegacionit shqiptar në Greqi zbulon se do të diskutohet për problemet e vjetra dhe aktuale mes dy vendeve.
 
"Nga nesër një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, pjesë e të cilit kam kënaqësinë dhe nderin te jem, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta do te jete ne nje vizite zyrtare ne Parlamentin Grek.
 
Ne programin e vizites jane parashikuar takime te nivelit me te larte politik e shteteror te Greqise, me kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Republikes, Kryeministrin, ministrin e Jashtem, kryetaret e partive mbeshtetjen reciproke, por edhe diskutimi i problemeve konkrete te vjetra e aktuale, zgjidhja e te cilave do ti coje me perpara dhe forcoje me tej mardheniet aktualisht te mira
"thotë Toci.
 
Çështja më e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë që po diskutohet kohët e fundit është ajo çame, e cila u njoh edhe nga Komisioneri Hahn, që kërkoi diskutim mes palëve, por që solli reagimin e ashpër të Athinës zyrtare.
 
Një tjetër temë e rëndësishme diskutimi mes dy vendeve është edhe kufiri detar. 



dy.b/shqiptarja.com