Meta: Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë pa kryetarë!

Meta: Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë pa kryetarë!

Pak para mesnatës, presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, në 6 bashkitë pa kryetarë. Bëhet fjalë për bashkinë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

 Meta u shpreh se afati ligjor prej 45 ditësh do t’i japë kohë opozitës që të përgatitet për zgjedhjet. Lidhur me përplasjet në PD, Meta tha se zgjidhja e vetme për situatën e partisë është ballafaqimi me votë.

"Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale", u shpreh Meta.

Votimet do të bëhen në 6 bashkitë e vendit që janë pa kryetar, ndërsa shtoi se mori garancinë që PS nuk do e bojkotojë procesin.

" Une e kam te veshtire te them c'do bejne demokratet, apo qytetaret., por mora garanci qe PS nuk do bojkotoje. Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese", tha Meta.

Lidhur me përplasjet në PD, Meta tha se e ka të vështirë të caktojë se kush do te jete opozita! Sipas Presidentit, zgjidhja e vetme për situatën në PD është vota.

"Opozita nuk eshte as ne seli dhe as ne Kuvend. Opozita eshte populli, jane qytetaret. Une nuk e caktoj dot se kush eshte dhe kush do te jete opozita. Une per PD kam vetem nje keshille: A jeni ju PD e Shqipërisë anëtarë në PE. Partia e dashur demokratik me merita të jashtëzakonshme që keni kontribuar për pluralizmin, që jeni anëtarë të PPE. Të vijë PPE dhe ta shikojë ca ka ndodhur pas zgjedhjeve. Po të duan ata zgjidhje jua jap unë, vota", tha Meta.

Përmes një akti të paprecedentë, Ilir Meta ka vendosur të shpallë datën e zgjedhjeve në një emision televiziv, në vend të shpalljes së dekretit të faqen zyrtare të Presidencës. Edhe këtë akt formal, por i rëndësishëm, Ilir Meta ka vendosur ta përdorë për shoë e radhës politik. Shqiptarët rezidentë në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive, pozicione vakante për arsye të ndryshme.

Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar. Durrësi dhe Dibra mbeten pa kryetar për shkak se Dionis Imeraj dha dorëheqjen, ndërsa një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Ndarja nga jeta e Haxhi Memollës la pa kryebashkiak të zgjedhur Rrogozhinën.

VAKANCAT NË BASHKI:

SHKODËR: Valdrin Pjetri, për shkak të dekriminalizimit; vakant që prej datës 15 gusht 2019

VORË: Agim Kajmaku, për shkak të dekriminalizimit, vakant që prej datës 1 nëntor 2019

DURRËS: Valbona Sako, për shkak të dorëheqjes; vakant që prej datës 1 dhjetor 2019

DIBËR: Dionis Imeraj, Dibër, dha dorëheqjen pasi kandidoi për deputet; vend vakant që prej datës 8 mars 2021

RROGOZHINË: Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; që prej datës 22 shkurt 2020

LUSHNJË: Fatos Tushe, u shkarkua nga Qeveria, pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion, vakant që prej datës 7 korrik 2021

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Mund të shpallet non grata nga SHBA? Meta: Më vjen për të qeshur, janë qarqe të ndryshme njerëzish që dezinformojnë për mua

Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë se ai mund të shpallet non grata nga SHBA. Ai tha se i vjen për të qeshur me të tilla pyetje, ndërsa shton se janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për presidentin për interesa të ndryshme të tyre.

" Non grata? Mua me vjen per te qeshur me kete ceshtje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjehere as ne te bardhe, as ne te zeze per te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA. Ilir Meta ka nje raport te pare dhe te shenjte me Shqiperine dhe nuk ben asnje akt qe lendon Shqiperine. Kete une ja u kam bere te qarte te gjitheve. Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë", tha Meta.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë