Meta nga Austria: 'Drejtësia' për të
luftuar korrupsionin dhe integrimin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ndërsa shoqërohet edhe nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade.
 
Vizitën dy ditore Meta e ka nisur me një takim me Presidenten e Parlamentit austriak, Doris Bures.
 
Meta dhe homologia e tij kanë vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa në fokus ka qenë diskutimi për integrimin e vendit dhe zbatimi i reformës në drejtësi.
 
"Mirënjohje të thellë Austrisë për mbështetjen ndaj integrimit të Shqipërisë.
 
Mbështetemi tek përkrahja e Austrisë në rrugëtimin tonë evropian.
 
Mbështesim plotësisht prioritetet e Presidencës Austriake të OSBE.
 
Reforma në drejtësi me rëndësi për luftën kundër korrupsionit dhe kredibilitetin e vendit. Proces i vazhdueshëm demokratik
" u shpreh Meta.
 
Ndërkohë që Meta dhe Bures biseduan edhe për rajonin dhe mbështetjen austriake.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës