SARANDE - Nga qyteti i Sarandës kreu i Lëvizjes Socialiste për integrim, Ilir Meta u ka bërë apel forcave politike të heqin dot nga konfliktet politike.

Sipas Metës, konfliktet politike duhet t’ia lëmë të shkuarës dhe në të mirë të integrimit të vendit partitë politike të forcojnë bashkëpunim mes tyre.

“Njëkohësisht ju si qytetarë të Sarandës që përfaqësoni edhe komunitete të ndryshme këtu e dini se sa e rëndësishme është fryma e bashkëpunimit dhe e harmonisë për të pasur një komunitet sa më të gatshëm për të ecur përpara në rrugën e progresit, në rrugën e zhvillimit", u shpreh Meta.

Meta ishte në qytetin e Sarandës me rastin e përvjetorit të tetë të krijimit të kësaj forcë politikë në këtë qytet.

(eç/shqiptarja.com)