Meta nga SHBA: Qeveria po merr
masat pas raportit të 'Doing Busines'
Qeveria e Shqipërisë po merr të gjitha masat për të adresuar problemet e evidentuara në raportin e fundit të “Doing Business”. Kështu ka deklaruar Kryetari i Parlamentit Ilir Meta gjatë takimit me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Rajonin në Uashington DC.
Qeveria e Shqipërisë po merr të gjitha masat për të adresuar problemet e evidentuara në raportin e fundit të “Doing Business”. Kështu ka deklaruar Kryetari i Parlamentit Ilir Meta gjatë takimit me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Rajonin Patrizio Pagano në Uashington DC.
Gjatë këtij takimi, Meta dhe Pagano u ndalën ndër të tjera dhe tek gjendja e kredive të këqija në Shqipëri dhe masat që po ndërmerren nga Qeveria dhe Parlamenti për të minimizuar efektet e tyre në ekonominë e vendit.
Palët diskutuan gjithashtu dhe mbi çështje si energjia dhe interkonektiviteti dhe mbi mundësinë e bashkëpunimit për të vënë në jetë projekte që lidhen me këto dy fusha e që do të kishin ndikim pozitiv në ekonominë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kryeparlamentari Meta po ashtu zhvilloi një takim edhe me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller.
Müller u shpreh besimplotë se marrëdhënia e konsoliduar tashmë mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore do të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.
Më tej, Meta dhe Müller diskutuan mbi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha si ujësjellës-kanalizime, transporti, energjia, etj, duke u ndalur tek nevoja për disbursimin sa më të shpejtë të fondeve, me qëllim finalizimin e tyre.
Bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu dhe tek zgjerimi i bashkëpunimit dhe vënia në jetë e projekteve të reja që do të nxisin veprimtarinë ekonomike në vend.
Meta vlerësoi bashkëpunimin që ekziston midis institucionit të Kuvendit dhe Bankës Botërore duke u ndalur veçanërisht tek projektet i kësaj të fundit për parlamentet dhe rritjes së bashkëpunimit me parlamentin shqiptar në veçanti.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë
15 Janar, 12:20
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13
-
Byrek me mollë (Strudel) nga zonja Albana
15 Janar, 12:06
-
Balla kujton masakrën e Reçakut: Akt barbar që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës
15 Janar, 12:03
-
Bamje me mish nga zonja Albana
15 Janar, 12:01
-
Sallatë me lakër dhe karotë nga zonja Albana
15 Janar, 11:57
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Vrasja në Postribë, ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve nisin misionin! Babai i dy djemve në burg kërkon falje dhe ndihmë, 7 pjesëtarë pa bukë
15 Janar, 11:44
-
Basha përkujton Masakrën e Reçakut: Simbol i sakrificës për liri dhe thirrje për drejtësi
15 Janar, 11:39
-
GOLAT/ Fitore historike, Holstein Kiel mposht 4-2 Dortmundin! Leverkusen tri pikë me Xhakën në fushë
15 Janar, 11:33
-
Kate Middelton: Sëmundja e kancerit po ma ‘fal’ jetën
15 Janar, 11:23
-
Sami i Abu Dhabit, Meloni: Miqësia me kryeministrin Rama ka sjellë edhe projekte në infrastrukturën energjitike! Italia lidhje tradicionale me Shqipërinë
15 Janar, 11:22