SHKODER - Në prag të festave të 7-8 Marsit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Lëvizjen e Grave për Integrim në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij përpara grave dhe vajzave, Meta deklaroi se pjesëmarrja më e madhe e femrave në listat zgjedhore do të ndikojë në standartet e zgjedhjeve.
“LSI-ja është e bindur se pa pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të gruas ne nuk mund të kemi atë realitet europian që ne synojmë të gjithë. Rezultati i zgjedhjeve është vullneti i lirë e i drejtë i çdo qytetari. Kam parasysh të ardhmen e stabilitetit social e ekonomik, lidhet me mundësitë për të përmirësuar të gjitha standardet sociale. Angazhimi ynë është për ti shërbyer një procesi sa më transparent. Pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe parlament do hapë rrugën për standarte. LSI është në krahun tuaj dhe pjesëmarrja sa më e gjerë e grave në lista dhe në Kuvend do të ndikojë për zgjedhje evropiane dhe institucione evropiane që do dalin nga këto zgjedhje”- tha Meta.
Meta ka theksuar se LSI ndihet krenare që ka bërë hap revolucionarizues duke vënë barazi gjinore 50 me 50 në të gjitha forumet e saj dhe synon që këta ta kthejë në realitet transformues për politikën.
“Ne jemi krenarë si LSI që kemi hedhur një hap revolucionarizues, që kemi vendosur në forumet e LSI barazinë 50% me 50%. Këtë hap duam ta kthejmë në një realitet për të gjithë shoqërinë. LSI është bindur se pa këtë pjesëmarrje të plotë të vajzës e të gruas ne nuk mund të kemi realitetin evropian që synojmë të gjithë”, vijoi Meta.
Në fund të aktivitetit, LSI ka nderuar me çertifikata disa nga gratë e njohura në sfera të ndryshme të jetës në qytetin e Shkodrës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com