Meta: Zgjedhjet e përgjithshme mund të jenë para atyre lokale, do vijmë në qeveri! Të huajt e kanë kuptuar sa sharlatan është Rama

Nga një takim me strukturën e Partisë së Lirisë në Vlorë, Ilir Meta ka komentuar nismën ‘Open Balkan’, nismë që sipas tij synon shpërbërjen e Kosovës. Sipas Metës, kryeministri Edi Rama po vepron në dëm të interesit të Shqipërisë, duke thënë se nuk e kanë zgjidhur çështjen e detit, pasi ka interes me kompanitë e naftës, të cilat duhet të ndajnë paratë mes dy vendeve.

“Nismë që synon shpërbërjen e Kosovës. Shikoni si e kanë menaxhuar çështjen e detit me Greqinë, do hapet fort në shtator. Veprime në dëm të interesit të Shqipërisë. I intereson pazaret që ka bërë me kompanitë e kërkimit të naftës.

Para se shtatori të trokasë, Ilir Meta e pati një koment edhe per nismat ligjore për dosjet e ish-komunizmit të ndërmarra nga socialistët. 

"Paniku i tyre i qartë e thonë do bëjmë ligje për sekretar partie e budalliqe tjera. Janë tregues të frikës se iu ka rënë skema. Se nuk e dinin këto para ca vitesh çfarë ishte Berisha", tha Meta. 

Ashtu siç e thotë në çdo dalje publike, Meta thotë se shtatori do të jetë një muaj i nxehtë me plot protesta kundër qeverisë. Sipas tij, popullit duhet të ngrihet sepse nuk do të na i zgjidhë hallet Amerika. Ai pati një koment edhe për Ramën, të cilin e quajti ‘sharlatan’, që tashmë edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar se çfarë kryeministri është.

“Mos prisni të na qajë hallin Evropa, Amerika, Gjermania etj. Kanë boll hallet e tyre. Kur ngrihet populli, të gjithë thonë jemi me popullin. Bëri Markosi çfarë i deshi qejfi në Filipine u ngrit popullit dhe i thanë Markosit ik zotëri, bëri Somosi çfarë i bëri qejfi dhe u ngrit popullit dhe as vizë nuk i dhanë atij, u ngrit populli e mori për veshi edhe Noriegën, se edhe ai drogaxhi ishte dhe e mbylli jetën burgjeve. Ndërsa kur populli nuk ngrihet mos mendoni se dikush do të rri pa gjumë për fëmijët tanë. Kështu që është detyra jonë të ngremë popullin në mënyrë të qëndrueshme dhe kjo do të ndodhë. Kur bëra thirrjen e 2 marsit, bëra vetëm thirrje në Facebook, kisha besim se qytetarët do vinin. Dhe ata erdhën. Kam besim se gjërat do ndryshojnë shumë më shpejt seç mendoni edhe ju. Janë pjekur faktorët. Ky sistem luftohet me anti- korrupsion e jo me intriga, me përballje direkte. Ndaj edhe zbardhja e aferave do të sjellë tronditje të mëdha shumë shpejt. Të paparashikueshme për këdo që ka parasysh se ç‘ka ndodhur këto 9 vite. Përfundimisht, edhe bota e ka kuptuar se ç’sharlatan është ky kryeministër”, tha Meta.

Meta i premtoi mbështetësve të partisë së tij në Vlorë se ndryshimi do të vijë shumë shpejt. Madje si me 'gjysmë batutë' ai tha se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mund të jenë edhe në para atyre lokale që priten të mbahen pranverën e ardhshme. Meta iu rikthye edhe çështjes së djegies së mandateve. Ai tha se 'turp të kenë ata që lanë mandatet', ndërsa ritheksoi edhe një herë se ia kishte lënë porosi kryetares së partisë, asokohe Monika Kryemadhi, që të mos e bënte sepse ishte një kurth.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Meta: Nëse do kemi koalicion në të ardhmen, kusht referendumi

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se referendumi është angazhimi kryesor i partisë së tyre dhe këtë çështje nuk do e lënë pas dore për asnjë arsye. Meta thotë se edhe nëse do të ketë një koalicion me parti të tjera në të ardhmen, referendumi do jetë kusht i Partisë së Lirisë.

“Nëse do ikin edhe 100 mijë shqiptarë të tjerë, do jetë fatale për vendin tonë. Duhet të japim besimin që po luftojmë. Angazhimi unë për referendumet synon këtë gjë, të vendosë kontrollin e popullit mbi qeverinë e tij. Populli e vendosi me referendumin e ‘98, por ata kanë bërë çdo përpjekje që të kemi një ligj që bën të mundur zbatimin e referendumit. Ne këtë e kemi çështje të parë. Ky është angazhimi ynë i parë në çdo koalicion në të ardhmen. Kushti jonë nuk është marrim kaq apo aq bashki.”, Tha Meta.

Ora 19:51
Ilir Meta: Zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen më shpejt se sa ato lokalet

 

Ilir Meta thotë se zgjedhjet e përgjithshme mund të mos mbahen në vitin 2025 kur janë parashikuar por edhe më parë se ato lokalet që janë parashikuar për pranverën e ardhshme. Në fjalën e tij gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Vlorë , Meta tha se ato duhet të bëhen gati.

“Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet. Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla”, tha Meta.

Ora 19:38
Habit Meta: BE nuk i liberalizon vizat me Kosovën se ka frikë nga krimi kosovar

 

Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat me Kosovën sepse ka frikë nga krimi kosovar. Këtë deklaratë e ka bërë sot nga Vlora, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Evropa ka problem shumë të madh me kriminalitetin që vjen nga vendet e Ballkanit. Kriminaliteti shqiptar në Kosovë, grupet kriminal kanë penguar vizat në Kosovë. Nuk ka lidhje me këto vendet që nuk duan”, tha Meta.

Kjo është hera e parë që thuhet nga politika shqiptare për liberalizimin e vizave të shqiptarëve në Kosovë kur edhe nga vetë drejtuesit e BE mos marrje e këtij vendimi është konsideruar dështim i unionit.

Ora 19:36
‘Unë s’e lëshova karrigen time’, Meta: Turp të kenë ata që dogjën mandatet! I thash Kryemadhit të mos e bënte

 

Nga Vlora, Ilir Meta u shpreh se djegia e mandateve ishte një gabim, ndërsa ritheksoi edhe një herë se ia kishte lënë porosi kryetares së partisë, asokohe Monika Kryemadhi, që të mos e bënte sepse ishte një kurth.

"I keni djegur ju dhe turp të kenë të gjithë që ata që i kanë djegur mandatet, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasilin, unë se kam djegur mandatin tim, dhe porosia ime të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe Vasili, në asnjë mënyrë mandatet, është një kurth, unë s’e lëshova zyrën time, tani 25 korriku fillon histori e re. Ky është moment që të ndryshojë. Është momenti të tregojmë se jemi shqiptar, njerëz që meritojmë të jetojmë të lirë dhe të respektuar dhe jo që jetojmë për një copë bukë dhe lëmoshën e kujtdo qoftë. 

Shihni si i keni bashkitë. Katastrofë. Mendoj se të gjitha këto që kanë ndodhur edhe ju i dini por janë një mësim i madh që duhet të na shërbejë për të ndezur motorët fuqishëm kudo, për të bashkuar të gjithë njerëzit patriotë, se vendi është përballë një rreziku të tillë. Nëse do ikin edhe 100 mijë shqiptarë të tjerë, do jetë fatale për vendin tonë. Duhet të japim besimin që po luftojmë.

Angazhimi unë për referendumet synon këtë gjë, të vendosë kontrollin e popullit mbi qeverinë e tij. Populli e vendosi me referendumin e ‘98, por ata kanë bërë çdo përpjekje që të kemi një ligj që bën të mundur zbatimin e referendumit. Ne këtë e kemi çështje të parë”, tha Meta.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PANDELIU: 17/08/2022 08:30

    Likja esht Burre. Cfare thote e mban. Ne qeveri te Likes Shqiperia ka lulezuar. Ka deryruar Partite Kriminele te futen Nato dhe Europe. Je i madh Like. Dhe po esht e vertet qe je spiun, por jo i Komunizmit si djali “Kristaqit” dhe “Penicilina” Por CIA Agent dhe prandaj do fitosh Fuqishem ;)

    Përgjigju
  • Oni: 17/08/2022 04:01

    Une sjam me liken po ju qe shkruani ketu jeni nga selia e ps ose zyra e zosit se kujt po I rruhet te sulmoje ilirin se shumica e njerzve qe Kane punuar me ate kan pa hajer kshuqe kot beni sikur ju ka hyr ne hak

    Përgjigju
    • Drejtesia: 17/08/2022 10:02

      Oni , Oni , biberoni... te gjithe me radhe do marin ate qe meritojn duke fillur nga Ilir hajduti, Sali mafiozi e duke perfunduar tek Edi narkomani.

    • Londi: 17/08/2022 08:48

      Po mor po kan pa hajer duke i dhen 50 euro ose hajfon per vot, si nuk te vjen zor dhe bo nje koment te tille ose je analfabet ose je qorr ti me nofken Oni.Nje pytje te thjesht tre kalamanjt te shkolluar ne angli sa kan shpenzuar ne muaj, vetem kjo mjafton se me te tjerat shkon shum davaja.

    • Endri: 17/08/2022 07:43

      Likja eshte hajdut dhe duhet te jete ne burg. S’ka lidhje fare me seline e PS

  • Kosova: 17/08/2022 02:07

    Flet per krime kosovare,po ma kriminel e hajdut se ti nuk asht kush

    Përgjigju
  • Noli: 16/08/2022 23:41

    Ketij i ka ikur mendja e kujton se do gjeje budallenj per te mbrojtur Liken e Salen nga SHBA me protesta.

    Përgjigju
  • Drenova: 16/08/2022 22:34

    Ky o Rikardinjo komplet fare

    Përgjigju
  • Po ik o kelysh: 16/08/2022 21:07

    Ca zgjedhjesh do besh ti je njeriu me i urryer ne shqiperi e nxjerrin gjith sondazhet. Zdoli ndonje i cmendur te vrasi fare te heqi qafe

    Përgjigju
  • Cubi: 16/08/2022 20:46

    Prap ky legen!!!!!!!!!!! Kush e pjerdh kokrren debilit????????? Ca koke Cubi i gjate ca thot ky legen. TE MBUSHUR e ke ne corape ty po te presin turru me vrap.

    Përgjigju
  • luli: 16/08/2022 20:33

    ke spiunu shokun e klases je njeri i poshter dhe mundohesh kot e me kot.... prit shtatorin se po vjen

    Përgjigju
  • Drejtësia: 16/08/2022 20:28

    Shpresojm qe zgjedhjet e ardhshme te gjejn brenda qelise nen regjimin 41/bis.

    Përgjigju
  • Paul: 16/08/2022 20:19

    PARA VITIT TE RI TI DO SHPALLESH NON -GRATA MGA AMERIKA O ILIR KOKEMADHI....ATEHERE DO BASHKOHESH ME SALIUN.....

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/08/2022 20:00

    Po te reshkete toka nen kembe Ilir Metaj….. te ka humbur zari,ate qe mbolle deri tani te ka ngelur per te korur….keshtu e ka jeta…..suksese ne 7 penxheret ????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë