Meta një ditë pas kërcënimit të presidentit të Greqisë: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke

Meta një ditë pas kërcënimit të presidentit të Greqisë:  Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëare të Greqisë.

"I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë. Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.

Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.
Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim,harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!
", shkruan Meta.

Një ditë më parë presidenti grek Prokopis Pavlopulos  kujtoi edhe njëherë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit europian, duke vënë theksin në respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)