BRUKSEL - Kreu i LSI, Ilir Meta nuk ka mohuar të ketë takuar në Bruksel liderin e PS, Edi Rama. Madje ai ka deklaruar për mediat se është normale që të takojë kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë. “Unë jam këtu për t’u takuar me të gjithë drejtuesit e partive socialiste dhe socialdemokrate të Ballkanit e të Europës dhe është normale që të takohemi edhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Meta në Bruksel.
Interesi i medias mbi një takim të mundshëm Rama-Meta, erdhi pasi një ditë më parë e përditshmja “SHQIPTARJA.com” shkruante në kryeartikullin e saj se dy liderët jo vetëm që janë takuar mes tyre, por kanë arritur edhe një marrëveshje.
Dhe ndoshta pikërisht duke u bazuar mbi një marrëveshje të tillë, Meta ka shprehur besim se politika do të arrijë konsensus për çështje të rëndësishme siç është miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, kur dihet se opozita është shprehur kundër këtij drafti e madje ka vendosur disa kushte për të dhënë votën e saj.
“Pjesa më e madhe e 12 prioriteteve tashmë janë realizuar apo plotësuar pavarësisht se mbeten ende disa çështje të rëndësishme sikurse është miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, miratimi i rregullores së procedurave parlamentare. Unë shpresoj dhe besoj se në ditët që kanë mbetur këto çështje me konsensus dhe me vullnet të zgjidhen, të tejkalohen, dhe komisioni të ketë mundësinë që të bëjë një propozim sa më pozitiv për Shqipërinë”, deklaroi Meta.
Referuar takimit të tij me Stefan Fyle, Meta tha se komisioneri për zgjerimin u shpreh inkurajues për vazhdimin e zgjerimit, natyrisht bazuar në meritat individuale të çdo vendi.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Europiane.
RAMA: ASNJE TAKIM ME LSI
Por ka qenë vetë numri një i socialistëve që në një intervistë ka mohuar të jetë takuar me kreun e LSI-së. I pyetur nëse ka zhvilluar ndonjë takim të posaçëm me Metën, Rama u përgjigj shkurt: “Jo, asnjë takim i posaçëm. Ne jemi në opozitë, LSI në qeveri”.
Kryetari i Partisë Socialiste ka kërkuar nga partnerët e tij që të jenë vigjilentë për zgjedhje të lira vitin e ardhshëm në Shqipëri. “Jemi plotësisht të vetëdijshëm, siç është plotësisht besoj i vetëdijshëm edhe Komisioni, pasi e ka shkruar të zezë në të bardhë, që problemi i Shqipërisë nuk janë në fund të fundit ligjet, por është mungesa e zbatimit të ligjit. Dhe në funksion të një integrimi që duhet të reflektohet në cilësinë e jetës së qytetarëve në procesin demokratik në Shqipëri, në institucionet që duhet t’u shërbejnë qytetarëve është padyshim e domosdoshme, që Komisioni, Bashkimi Europian, Partia Socialiste Europiane të vigjilojnë për të mos lejuar që i gjithë ky proces dhe i gjithë ky kontribut i opozitës në këtë proces të shpërdorohet dhe të kthehet në një proces që nuk ka impakt në jetën e qytetarëve shqiptarë,” u shpreh Edi Rama.
Në foto: Meta në Bruksel gjatë bisedës me Svoboda-n.
(jd/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO - Rama një gotë verë me ish-presidentin serb Tadiç