Meta - opozitës: Ejani në Kuvend
garantojmë bashkëpunimin

Meta - opozitës: Ejani në Kuvend<br />garantojmë bashkëpunimin
Nga qyteti i Gjirokastrës kryetari i Kuvendit njëkohësisht kreu i LSI-Ilir Meta, i ka bërë thirje opozitës të bëhet pjesë e jetës parlamentare. “Ne vazhdojmë ta mirëpresim opozitën në sesionin e ri parlamentar pasi kështu ajo mund të japë një kontribut të rëndësishëm për jetën politike në vend dhe ecjen në rrugën europiane të vendit tone”, u shpreh Meta.
 
Mes të tjerash ai i garantoi opozitës bashkëpunimin për pasjen e një ecurie normale në jetën parlamentare të vendit.
 
Në kuadër të  programit të aktiviteteve “Shqipëria sociale” ndërmarrë në 10 vjetorin e krijimit të LSI-së, Meta ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të zhvilluara në qytetin e gurtë.
 
Ai fillimisht u ndal në Qëndrën Sociale për fëmijë “Vatra e ngrohtë” ku janë dhuruar materiale të ndryshme shkollore në prag të nisjes së vitit të ri mësimor.
 
Meta theksoi se mazhoranca do të vazhdojë të tregojë një kujdes të veçantë për shtresat në nevoje dhe kryesisht për fëmijët me probleme sociale.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën