Meta: Opozita hoqi dorë nga kushti për qeveri transitore për 'Zgjedhoren' (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta tha sot se opozita zyrtarisht ka hequr dorë nga kërkesa për qeveri transitore, që e kishte vendosur si kusht për vite më parë. "Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme që të bëhem, apeloj për konsensus sa më të shpejtë, është detyrim për qytetarët shqiptarë që të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do të jetë e lirë dhe e barabartë.

Është detyrim  ndaj procesit të integrimit, data 8 qershor është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që të arrihet sot, nesër apo ditët e ardhshme, që KE të shënojë një rezultat pozitiv. Duket se ka një progres, dhe duket se cështja ka mbetur për mirëbesim te disa aspekte dhe elementë që kurrsesi nuk duhet të rrezikojnë konsensusin.

Opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri transitore dhe mendoj se mospasja e një kushti të tillë e bën konsensusin të mundshëm. Shpresoj që të kemi një lajm pozitiv sa më shpejt" tha Meta.


Lajmi kryesor:

Topi për Zgjedhoren në fushën e PD-së! Meta: Sot më telefonoi Basha, i thashë mos ke frikë nga humbja (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!