Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, hodhi sot poshtë pretendimet e opozitës se është përjashtuar nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar.
Në një prononcim për mediat, kryeparlamentari sqaroi se opozita nuk është përjashtuar, por ka bojkotuar vetë të gjitha aktivitetet e Kuvendit.
Sipas Metës edhe më herët, kur opozita nuk kishte shpallur bojkot, ajo ka anulluar prezencën e saj në delegacione në momentin e fundit, duke e vënë kështu Kuvendin në pozitë të vështirë.
"Opozita një çështje të karakterit teknik dëshiron ta kthejë në politik për të krijuar perceptimin e persekutimit të saj nga mazhoranca, për arsye politike, siç ishte dhe rasti i fundit. Për respektin që kam për opozitën dhe demokratët dhe për z. Paloka, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, po jap një përgjigje vetë si kryetar i parlamentit, ndonëse kjo është një çështje administrative që konsiston në faktin që opozita i ka shfaqur bojkot prej kohësh komisioneve dhe delegacioneve ku shkon kryetari i parlamentit. Edhe para se të shfaqte bojkotin, edhe në delegacionet parlamentare janë të shumta rastet kur opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen, janë prerë dhe biletat dhe më pas janë anuluar prej tyre në minutën e fundit", shpjegoi Meta.
"Jam i detyruar të jap këtë shpjegim, vijoi Meta, se nuk kemi të bëjmë thjesht me problemin e pjesëmarrjes, por me mungesën e koherencës së opozitës, e cila, nga njëra anë shpall që kemi bojkotuar aktivitetet e parlamentit dhe nga ana tjetër akuzon parlamentin për mospjesëmarrje kur ka pasur mjaft raste kur ata kanë anuluar pjesëmarrjen në momentin fundit, duke vënë në pozitë qeverinë dhe duke shkaktuar dëme edhe në buxhetin e shtetit", u shpreh kryetari i Kuvendit.
Meta tha se do të komunikojë me administratën e Partisë Demokratike për çdo aktivitet ndërkombëtar, ndërsa tha se shpreson që vullneti i opozitës për të marrë pjesë në delegacion të jetë ogur i mirë edhe për rikthimin e tyre në jetën parlamentare. "Le të shpresojmë që vullneti i opozitës për të marrë pjesë në delegacionin parlamentit është një ogur i mirë për rikthimin e tyre në jetën parlamentare sepse kjo është shumë e rëndësishme për vet opozitën, për vendin, për reformat që na presin para. Jemi të gatshëm t'i krijojmë opozitës të gjitha hapësirat që të përmbushi detyrat e saj", përfundoi Meta.
I pyetur nga gazetarët për çështjen e përgjimeve, kryetari i Kuvendit u përgjigj se ky nuk është problem, por zbatimi i ligjit. Ai theksoi se nëse konstatohet që është shkelur ligji, atëherë do të ketë përgjegjës. "Askush nuk mund të flase as si këshilltari Kuvendit dhe as në emër të Kuvendit, kur ky i fundit nuk është shprehur në mënyrë zyrtare. Punët e këtyre shërbimeve të përgjimeve janë punë fare banale dhe të tilla kthehen kur njerëzit duan t'u japin një rëndësi që nuk ekziston. Të gjithë duhet të jemi të qetë se në rast se është shkelur ligji do ketë përgjegjësi për shkeljen e tij", tha Meta.
Deklaratat e tij, kryetarit i Kuvendit i beri pas një takimi të tij me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
ATSH
/Shqiptarja.com