TIRANE - Opozitarë, por vëllezër”, ishte ky komenti i shkurtër i kreut të ri të Parlamentit, Ilir Meta, i cili pritet që ta marrë sot këtë post. Pas përfundimit të seancës së parë parlamentare, kreu i LSI premtoi se do të respektonte opozitën e re në Parlament. “Ishte kënaqësi që seanca u hap nga një politikan me shumë kontribute në historinë e parlamentarizmit. Të na vejë mbarë të gjithë deputetëve. Opozitarë, por vëllezër është shprehje e njohur tashmë”, ishte ky komenti i shkurtër i kreut të ri të Parlamentit.
Ndërkohë që vetëm një orë para se të niste punimet Parlamenti, u mblodh grupi parlamentar i LSI, që zgjodhi Petrit Vasilin si kryetar grupi. Ndërsa kryetari Ilir Meta tha se tanimë LSI ka një grup parlamentar të konsoliduar. “Ne shkojmë në Kuvendin e ri për herë të parë pas nëntë vitesh, me këtë rast gëzuar edhe 9-vjetorin që sapo kaloi, më në fund duke pasur një Grup të konsiderueshëm Parlamentar, i cili në fakt nuk është një surprizë për të gjithë ata që dinë historinë e zgjedhjeve të Shqipërisë.
Është thjesht kompensim i mandateve që kemi humbur padrejtësisht në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Megjithatë në radhë të parë unë nuk besoj tek numri ynë dhe as mazhorancës tonë, “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, por besoj tek cilësia e përfaqësimit, tek integriteti i të gjithë juve dhe mbi të gjitha tek qëllimi ynë mjaft pozitiv për të ecur më shpejt duke respektuar parimet demokratike dhe në radhë të parë atë të gjithëpërfshirjes”, tha ai. Gjatë fjalës së tij, ai tha se dy forcat politike do jenë si një mazhorancë e vetme.
“Kjo është vetëm mbledhja e parë, takimi ynë i parë, për të vijuar më pas me mbledhjet e rregullta javore të këtij grupi Parlamentar, në mënyrë që ne të përmbushim programin tonë dhe njëkohësisht edhe të respektojmë axhendën e Kuvendit të ri dhe të Qeverisë së re që është mjaft ambicioze.
Besoj shumë tek angazhimi juaj, tek përkushtimi juaj, dhe ju uroj të gjithëve suksese dhe mbarësi! Për sa i përket z. Braho, meqenëse dikush më pyeti se pse nuk ka ardhur z. Braho, mendoj që për sa i takon mbledhjeve të grupit ai do të vazhdojë të shkojë tek Grupi Parlamentar i PS-së dhe sa i takon mbledhjeve të Kryesisë do të vazhdojë të vijë tek Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse tregues i faktit që jemi dy forca politike, por jemi një mazhorancë e bashkuar dhe që funksion”, përfundoi Meta.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com