TIRANË – Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka theksuar sot rëndësinë e nxitjes së eksporteve të lëndëve të para, si një prioritet që garanton një rritje ekonomike të qëndrueshme, që rrit konkurueshmërinë e ekonomisë sonë dhe si një burim punësimi për komunitetet.

Meta u shpreh kështu gjatë një vizite në një kompani të industrisë së sallamit. “Interesimi im dhe i kolegëve të tjerë është në rritje për të mbështetur këtë industri përpunuese në vendin tonë, për të krijuar lehtësi më të mëdha për eksport nga vendi ynë drejt vendeve të tjera të BE-së dhe tregjeve ndërkombëtare.

Suksesi i ekonomisë së vendit tonë”, tha Meta, “është suksesi i mijëra të punësuarve, që jo vetëm i ruajnë vendet e punës por presin të bashkohen edhe shumë të tjerë në këto fronte të reja”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)