/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë shtruar një drekë për nder të veteraneve të luftës Antifashiste Nacional - Çlirimtare në ambientet e restorant "Xibraku" vetëm pak metra larg Pallatit të Brigadave.

Kryetari i Kuvendit, Meta, shprehu nderim per veteranet, duke theksuar se "Na duhet të përsërisim fort një të vërtetë historike që lidhet me rëndësine e 29 nëntorit dhe çlirimit të atdheut, se pa 29 nëntorin e 1944 nuk do të kishte 28 nëntor të 1912, sepse pa 29 nëntorin e 1944, Shqipëria do të ishte cilësuar si një vend humbës i luftës e do të ishtë copëtuar siç u coptuan shumë shtete të tjera të Evropës".

"Qarqet shoviniste fqinje u përpoqën ta paraqisin Shqipërinë si një vend humbës dhe ta coptonin atë dhe ta trajtonin atë si një palë humbëse. Ishte gjaku i dëshmoreve dhe heronjve dhe i gjithë popullit shqiptar, që gargantuan rikthimin e 28 nëntorit të Ismail Qemalit, vazhdimësine e shtetit tonë, duke ruajtur të pa prekur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Prandaj ne përkulemi me nderim e mirënjohje  të jashtzakonshme ndaj sakrificës që bënë dëshmorët dhe heronjte dhe të gjithë ata që kontribuan në luftën Antifashiste Nacional- Clirimtare", tha Meta.

Po ashtu, Meta cilesoi si dy vlera të mëdha të shqiptarëve, kontributin e tyre per të mbrojtur hebrejte dhe tolerancen e popullit tonë me trajtimin e ushtareve italianë, vlera këto qe shqiptaret i ruajne nga tradita. Prandaj dhe një herë mirënjohje njerëzve te sakrificës për Atdheun", tha Meta.