Meta: Pa stabilitet nuk ka zhvillim
'drejtësia' luftë kundër korrupsionit

Meta: Pa stabilitet nuk ka zhvillim<br />'drejtësia' luftë kundër korrupsionit
Pa stabilitet politik nuk ka dhe nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.
 
Nuk mund të ekzistojë shtrati dhe terreni i qëndrueshëm për të çuar përpara reforma, që përmirësojnë jetën dhe standardet e qytetarëve tanë kudo
".
 
Kështu është shprehur kryetari i LSI, Ilir Meta gjatë një takim me strukturat politike në Lushnjë dhe në Fier në kuadër të fushatës zgjedhore për Kryetarin.
 
Meta deklaroi se LSI-ja në mënyrë të qartë ka qenë refuzuese ndaj çdo retorike konfliktuale të panevojshme.
 
"Sepse kanë kaluar 26 vjet dhe vendi nuk ka më nevojë për një politikë përjashtuese, por ka nevojë për një politikë bashkëpunuese, politikë që nuk bazohet tek demonizimi i kundërshtarit, por te vetë humanizimi i politikës.
 
Tek angazhimi i saj për të zgjidhur çështje konkrete, çështje të cilat shqetësojnë një komunitet, shqetësojnë një lagje qyteti, një fshat apo çështje që shqetësojnë qoftë edhe një qytetar që ka nevojë për përkrahjen dhe për vëmendjen e politikës
”.
 
Meta vlerësoi se është shumë e rëndësishme jo vetëm që të bëhen reforma, por ka shumë rëndësi dhe mënyra e konceptimit dhe mbi të gjitha e zbatimit të tyre.
 
Gjatë kësaj kohe janë bërë reforma të rëndësishme si reforma administrative-territoriale, është vendosur themeli kryesor i reformës në drejtësi, që është Kushtetuta e re e vendit e miratuar me konsensus.
 
Janë bërë reforma të tjera në shumë fusha të rëndësishme. Ato kanë dhënë një impakt, pritet të japin mpakte më të prekshme në të ardhmen.
 
Por nga eksperienca e deritanishme del qartë që është shumë e rëndësishme jo vetëm të bëjmë reforma, por ka shumë rëndësi dhe mënyra e konceptimit dhe mbi të gjitha e zbatimit të tyre.
 
Që do të thotë se një reformë është e suksesshme dhe është jetëgjatë kur ajo prodhon efektet maksimale, pozitive në interes të shoqërisë, komunitetit apo të kategorisë sociale, pra të grupeve të interesit
”u shpreh ai.
 
Kreu i LSI, komentoi edhe miratimin e reformës në drejtësi dhe pritshmëritë që kanë qytetarët.
 
"Reforma në drejtësi, LSI gjithmonë ka qenë e qartë në drejtim të kësaj reforme duke u bazuar tek direktivat europiane.
 
E dimë që gjithmonë ka pasur debate por ne jemi munduar që këto debate të mos anashkalojnë qëllimin parësor të tyre, zgjidhjen e cështjeve kryesore për mirëqenien e këtij vendi.
 
Reforma në drejtësi lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe lufta ndaj këtij fenomeni lidhet drejtperdrejt me rritjen ekonomike dhe rritjen e vendeve të punës
"deklaroi Meta


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit