Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli pas takimit me ministrin e jashtëm Bushati dhe kryeministrin Rama gjatë vizitës në Shqipëri është takuar me Presidentin Meta.
 
Në një njoftim për mediat mësohet se kreu i shtetit Meta e uroj Pacollin për krijimin e qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën e tij në këtë qeveri.

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje njohjesh të mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
 
Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e qeverisë se re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes në rajon.
 
Meta theksoi rendësin e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin.

Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.

Presidenti Ilir Meta, tha se Shqipëria i kushton një vëmendje parësore marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Rajonin.

[gallery]23891[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com