Çelja e negociatave, Meta: Ditë e shkëlqyer, në dorën tonë nëse do zgjasë 5 apo 30 vite! Berisha: Rama s'na anëtarëson dot në BE! Basha: Hap drejt realizmit të ëndrrës

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. edhe pse e cilësoi si një ditë shumë të vonuar sërish Meta pohoi gjatë fjalë së tij se është kjo një ditë e shkëlqyer për vendin tonë. Në fjalën e tij Meta u bëri thirrje institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave urgjente që ky proces kërkon. Për kreun e shtetit, është në dorën tonë që deri në anëtarësimin e plotë të kalojnë 5 apo 30 vite të tjera.

E përshëndes përzemërsisht vendimin strategjik të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.  E sotmja, edhe pse një ditë shumë e vonuar, përsëri është një ditë e shkëlqyer për Shqipërinë, duke hedhur një hap përpara në rrugën tonë europiane. Ky është një gur kilometrik i vendosur bashkërisht nga shqiptarët dhe miqtë tanë europianë.  E sotmja është një ditë e shkëlqyer edhe për rajonin tonë, që vazhdon të gëzojë përkrahjen dhe mbështetjen europiane. Ky është një sinjal i qartë, që perspektiva europiane e rajonit është e gjallë dhe alternativa e vetme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.  E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me këmbë në tokë me realitetin, ashtu siç është.  E vërteta është se kemi humbur shumë kohë.  Dokumenti i miratuar nga Bashkimi Europian është pasqyra e plotë që na zbulon të gjitha të metat, luhatjet, çorientimet dhe punët e pabëra apo të bëra keq.  Korniza negociuese i përmban edhe kushtet e Bundestagut, edhe shqetësimet e Holandës, dhe vërejtjet e Francës, edhe të gjitha ato shqetësime të shprehura në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian. 

Transformimi tërësor i një vendi kërkon vullnet, kërkon kërkon mund, kërkon punë të vazhdueshme.  U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e fushatave që duan të na dekurajojnë dhe ta minojnë rrugën tonë europiane.  Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces që ia vlen çdo përpjekje dhe sakrificë, sepse është e vetmja rrugë që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë paqe, siguri dhe begati që për fat të keq ende bashkëqytetarët tanë po e kërkojnë në Gjermani, Francë, Itali, Britani dhe vende të tjera.  U bëj gjithashtu thirrje të gjitha institucioneve pa përjashtim, që të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave urgjente që kërkon ky proces. Është në dorën tone dhe vetëm në dorën tonë që deri në anëtarësimin e plotë të kalojnë 5 apo 30 vite të tjera.  Urime të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe mirënjohje të gjithë miqve që sot i kemi më të shumtë dhe më të afërt se dje.'- tha Meta.

Edhe opozita ka reaguar në lidhje me çeljen e negociatave. Në një reagim deputetja demokrate, bashkëkryetare e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku teksa përshëndet vendimin e BE për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, thotë se është koha për të prodhuar një politikë që i shërben procesit të integrimit.

Tabaku thotë se qeveria u kujdes të mos ftonte opozitën në Bruksel në përpjekje për të eklipsuar meritat që ajo ka në këtë proces. Nga ana tjetër teksa e quan ditë të mirë për Shqipërinë, Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj thotë se qeverinë e presin sfida akoma më të vështira që nuk kalohen me propagandë, por me reforma.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Flutura Açka: Me këtë çetë në opozitë dhe një bandë në pushtet, rruga për në BE është e gjatë

1657802479_acka.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reguar sërish për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Ajo shkruan se Shqipëria ka një rrugëtim të gjatë drejt BE, por ky rrugëtim do të jetë i vështirë me një 'bandë' në pushtet, duke iu referuar Partisë Socialiste. Por, sipas saj rrugëtimi do të jetë edhe më i vështirë me një opozitë të përçarë. 

“Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit. Sa kohë akoma deri nē anëtarësimin e plotë në BE? Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë. Me këtë çetë në opozitë rruga ka pengesa. Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja! Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë. Bëje edhe ti, kushdo qofsh”, shkruan ajo.

Ora 17:10
Çelja e negociatave, Kryemadhi: Fillimi i një kapitulli të ri, ata që janë në pushtet nuk e duan integrimin e Shqipërisë, do bëjnë çmos për ta penguar

1658147615_Sequence03.00090008.Still025.jpg
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Kryemadhi shkruan se ky hap është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa ka shtuar se ata që janë në pushtet nuk e duan integrimin dhe do bëjnë çdp gjë për ta penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Mirënjohje ndaj çdo vendi të Bashkimit Europian, për këtë ditë të sotme të çeljes zyrtare të negociatave, që i hap rrugën procesit më të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë me të drejta të plota në familjen europiane. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa detyrat për ta çuar përpara këtë rrugë, e ngarkojnë çdo aktor politik e shoqëror në vend, me përgjegjësi të reja për të realizuar transformimin rrënjësor e të gjithanshëm që Shqipëria europiane ka nevojë!

Njerëzit në karrige nuk e duan dhe do të bëjnë çmos për ta dështuar këtë rrugë, në favor të autokracisë së pushtetit të tyre. Qeveria shqiptare institucionalisht, duhet të çlirohet nga praktikat e deri tanishme korruptive, klienteliste, në shkelje të ligjit dhe ndrydhje të të drejtave e lirive të qytetarëve. LSI si parti parlamentare dhe forcë vendimtare në vend, do të dedikojë energjitë për të çuar përpara nismat ligjore dhe angazhimet institucionale që e realizojnë sa më parë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Tepër kohë është humbur me dështime për shkak të vendimeve personale të politikës së ditës. Duke vonuar integrimin në BE, kemi humbur qytetarët tanë që janë larguar në emigrim drejt jetës më të mirë në BE”, shkruan Kryemadhi.

Ora 15:39
Çelja negociatat, Basha: Hap që do mbështesë Shqipërinë në realizmin e një ëndrre! Të vazhdojë lufta kundër krimit

1657037158_lulzimbasha.jpg

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europain. Basha shkruan se hapi i sotëm është një detyrim për Shqipërinë që të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar.

“Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurrencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët. Kjo është e vetmja rrugë për ta bërë Shqipërinë si Europa”, shkruan Basha.

Ora 15:33
Alibeaj reagon për çeljen e negociatave: Me Ramën kryeministër nuk mund të ketë integrim

1657787332_Screenshot4.jpg

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për çeljen e negociatave duke thënë se integrimi do bëhej më shpejt nëse Shqipëria do të qeverisej nga demokratët. Edhe këtë herë fajëson Ramën për vonesat dhe thekson se për aq kohë sa do të jetë kryeministër, nuk do të ketë integrim të Shqipërisë.

“Integrimi i Shqipërisë do ishte më i shpejtë nëse shqiptarët do qeveriseshin nga demokratët. Rama humbi 6 vjet me hapjen e negociatave për shkak se ka zgjedhur të qeverisë duke vjedhur e duke blerë zgjedhjet.

Shqiptarët fituan sot një hap më shumë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Nuk ka garanci më të madhe për ne sesa anëtarësimi në BE. Por duhet zgjedhur rruga më e shkurtër, ajo e qeverisjes së drejtë dhe me ndershmëri. Me Ramën kryeministër nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë”, shkroi Alibeaj.

Ora 15:04
'Politika e vjetër, e shëmtuar shkoi deri në Bruksel'  Tabaku: Rama sot duhet të ishte me kokën ulur

 

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Jorida Tabaku ka deklaruar se sipas saj Rama sot duhet tw ishte me kokwn e ulur.

Gjatë një konferencë për mediat, deputetja demokratike theksoi se “rolin e vetëm që është luajtur nga shtatorin e këtej e ka pasur Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku pjesë ishte opozita dhe mazhoranca”.

Ajo uroi që politika shqiptare të ngrihet mbi sherret politike të ditës dhe të nisë punën për integrimin e vendit në BE.

'Ky proces është në favor të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm nga fondet, por edhe nga standardet e rritura. Shpresoj shumë që politika shqiptare të kalojë mbi interesin e ditës, mbi sherrin politik të ditës, dhe ta bëjë një proces kombëtar që u takon gjithë shqiptarëve. Është koha të niset puna, gjithë administrata të ngrihet në këmbët dhe më e rëndësishme është që shqiptarë të përfitojnë sa më shumë.

Mua më vjen keq që kjo politika e vjetër, e shëmtuar ka shkuar deri në Bruksel. Ju premtoj diçka, në emrin tim aq sa fuqi dhe autoritet kam këtu në Këshillin Kombëtar të Integrimit por edhe në Komisionin e Integrimit, të që ka bërë kryeministri shqiptar në 8 vite të shkuara me qarkun e Fierit ose me procesin e integrimit, s’keni për ta parë kurrë nga PD. PD është parti e ngritur mbi aspiratat evropiane. Pak rëndësi ka që arritjet më të mëdhaja janë bërë në emër të procesit të integrimit, ashtu siç besoj edhe kryeministri e di, rolin e vetëm që është luajtur nga shtatorin e këtej e ka luajtur Këshilli Kombëtar i Integrimit, i përcaktuar me një ligj si në të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku opozita ka rolin e saj dhe qeveria të sajin.

Duhet ta kalojmë këtë çështje, s’ka rëndësi kujt janë meritat. Ka shumë qejf të marrë meritat, kur në fakt sot duhet të ishte me kokën ulur, duhet t’i kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve që 8 vite më vonë po e marrin ndërkohë që duhet ta kishim marrë në 2013. Si opozitë më intereson mbikëqyrja dhe kontrolli i shtuar që do ketë ky proces.'- tha Tabaku.

Ora 14:41
Hapja e negociatave, Berisha: Progresi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së mision i pamundur, ne do shpëtojmë vendin nga regjimi i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

‘Mirënjohje Bashkimit Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian.

Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar në arritjet e përmendura më sipër.

Më këtë rast, Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:

1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.

2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman.

PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990.

Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton! Sb’- thotë Berisha.

Ora 14:17
Hapja e negociatave, Alibeaj: Këto 9 vite ka më shumë hapa pas në numër sesa integrimi! Qeveria Rama, e paaftë

1657812443_Sequence03.01143613.Still031.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pëmres një postimi në Facebok lidhur me negociatat e Shqipërisë me BE. Alibeaj thotë në shkrimin e tij se qeveria ka bërë hapa pas më të shumtë në numër sesa integrimi.

'Tam-tamet për të katërtën herë të qeverisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në janë shenjë e qartë se këto 9 vite, hapat pas janë më të shumtë në numër se ato drejt integrimit. Shqiptarët janë një komb i orientuar qartas drejt vlerave europiane, dëshira dhe vullneti i tyre për të qenë pjesë e saj, kanë qenë dominuese këto 30 vitet e fundit. E megjithatë politika në përgjithësi dhe qeveria Rama në 9 vite është treguar e paaftë, nënçmuese dhe hera herës refraktare për ta integruar Shqipërinë dhe shqiptarët në familjen europiane. Notat “sovraniste”, përdorimi i euroskepticizmit apo justifikime të tjera kanë qenë boja që ka lyer rrënojat e një shteti të keqndërtuar dhe që nuk arrin dot të plotësojë standartet e kërkuara.

Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, një hap përpara për shqiptarët drejt realizimit të ëndrrës së tyre. Por është në të njëjtën kohë dhe një barrë e madhe prove për qeverinë që tashmë duhet të japë provime të vështira. Nga ato që nuk i kalon dot me propagandën banale të së përditshmes kryeministrore. Sikundër është dhe një provë për të gjjthë klasën politike dhe shoqërinë shqiptare për të përqafuar standarte dhe për të përballuar sfida të standarteve europiane. Nga ato që nuk janë peng i shkollës së vjetër bolshevike të pengjeve të politikës shqiptare të tranzicionit!'- shkroi ai.

Ora 14:16
Çelen negociatat, Meta takon ambasadorin gjerman: Edhe pas largimit nga presidenca punoj për integrimin

Në ditën e çeljes së negociatave për Shqipërinë, Ilir Meta zhvilloi një takim me Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.


Sipas Metës përkrahja dhe mbështetja e Gjermanisë dhe në veçanti e Bundestagut kanë qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme dhe meritojnë mirënjohje të thellë.


“I shpreha Ambasadorit Zingraf vullnetin dhe angazhimin tim të vendosur edhe pas përfundimit të mandatit si President i Republikës, për të përshpejtuar rrugën europiane dhe për forcimin e parreshtur të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.”, shkruan Meta në Facebook

Ora 12:13
Negociatat në Bruksel, Flutura Açka: Me bandën në pushtet rruga është e gjatë, do bëj pjesën time modeste

1655886474_maxresdefault.jpg

Deputetja Flutura Açka ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.

Açka thotë se me qeverinë në pushtet, rruga e anëtarësimit është e gjatë, ndërsa premton se do të bëjë pjesën e saj që rruga të përshkohet me dinjitet.

'Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit. Sa kohë akoma deri në anëtarësimin e plotë në BE? Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë. Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa. Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja! Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë. Bëje edhe ti, kushdo qofsh!'shkroi Açka 

Ora 12:07
Hapja e negociatave, Gjekmarkaj: Sot ditë feste jo kasandrash! Shqipëria u kthye aty ku e desh Gjergj Kastrioti

1654781859_Sequence03.00350019.Still022.jpg

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës së procesit të integrimit.

Gjekmarkaj shkruan se Europa nuk është në ditët e saj më të mira pasi është përballur me shumë kriza, ku më e fundit është lufta në Ukrainë, megjithatë mbetet laboratori i pandërprerë i idealeve më të mira njerëzore.

'Hapja e negociatave të Shqiperisë me BE i jep historisë së vendit tonë një kthesë të shumë pritur.

Pas më shumë se pesë shekujsh ne po kthehemi tek rrënjet duke shuar çdo dilemë artificiale për identitetin europian të shqiptarve. Europa nuk është në ditet e saj më të mira, shumë dilema e kriza e perfshijnë e pershkojnë! Më e fundit lufta në Ukrainë e cila na shëmbi një tabu atë të paqes së “perjetshme”.

Por Europa është ajo bijëza e bukur që joshi Zeusin me hiret e saj tek mblidhte lule dhe që asokohe nuk ka reshtur se joshuri së qëni e lakmuar e trazuar por gjithmonë dritë e botes dhe laborator i panderprerë i idealeve më të mira njerzore.

Ne kemi jetuar si komb kohë pas kohe me ëndrren e Europes me “shansin e humbur” por një meritë të pamohueshme e kemi, dashurinë për kontinentin e vjeter nuk e tradhetuam brënda nesh edhe pse na u imponuan sundime që e urrenin atë. Politika shqiptare mendon se është kerrthizë e Botes, kur në fakt për të është një gjë e vogel dhe si gjithë të frustuarit gezimet e perbashketa tentojmë ti kthejmë në humbje të kundershtarit. Duke u ngritur e duke rënë, duke ndertuar e zhgenjyer , duke qeshur e duke qarë, duke akuzuar e duke bërë dhunë, por duke besuar tek Europa në 32 vite liri të gjithë bashkë arritem në këtë dite!

Nuk është e thënë se do të ndodhe me patjeter por shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqiperi, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetersuese, që administrata publike të jetë ideologjike, që korrupsioni të mos jetë fillimi e fundi por sado që Europa të jetë kushtezuese e vullnetmirë ndaj nesh ketu qeverisin shqiptaret. Ata që e marrin persiper këtë detyrë nga votuesit e tyre duhet të sillen si europianë e kjo nuk ndodh me të lutura kjo realizohet kur shoqeria shqiptare sillet si europianë në reagimin ndaj politikes së saj. Në Europë ka gjithmonë rinovim elitash politike që bartin ide të reja e transformuese. Nëse edhe ne nuk ndryshojmë mendesi por mrizojmë nën hijen e miteve të rreme që më shumë na kanë rrejtë se na kanë thënë te verteten, duke besuar kultin e individit dhe mohuar kultin e shoqerise, vertete e kaluam pragun por do rrimë gjatë në korridorin e BE !

Por sot është një dite feste dhe jo kasandrash!

Gezuar Shqiperi që u ktheve aty ku Gjergj Kastriot- Skenderbeu të desh'- shkruan Gjekmarkaj.

Ora 09:44
Çelja e negociatave, Tabaku: Nuk ka kohë për festë! Qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur që të mos ftojnë opozitën  

Teksa janë duke u zhvilluar bisedimet në Bruksel të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka shkruar se nuk ka kohë për festë. Demokratja është shprehur se qeveria e mazhoranca janë kujdesur mos të kenë pjesëtar nga opozita e cila sipas saj ka meritat e saj.

'Nuk ka kohë për festë!

Konferenca e parë ndërqeveritare, që do të thotë nisja e negociatave për anëtarësim në BE, është një prej momenteve kulmore të historisë së Shqipërisë.

Një proces që vjen 16 vite pas nënshkrimit të MSA nga qeveria shqiptare dhe po mos të ishin kapriciot e një opozite që fatin e integrimit e lidhi me atë të qarkut të Fierit do të kishte një tjetër drejtim dhe me gjasë një tjetër shpejtësi. Por, siç thotë fjala e vjetër edhe e urtë shqiptare “më mirë vonë se sa kurrë!”

Përtej të gjithave, kjo ditë shënjon vullnetin e mirë dhe dëshirën edhe të vetë BE që ndryshe nga paragjykimet me vetëdije të qeverisë ia arriti çeljes së negociatave. Tanimë pakkush do të gjejë alibinë e preferuar tek BE-ja gjithnjë e më pak do rrëmohet në anale debatesh politike për të gjetur fajtorët andej!

Megjithëse BE ka provuar sa ka qenë pranë nesh sa herë që ne kemi kërkuar ndihmë madje edhe duke e ditur se si qeveria jonë i manaxhon ndihmat, si fjala vjen për tërmetin apo pandeminë. Pa folur për projektet infrastrukturore që jo rrallë janë nënvlerësuar nga një qeveri që shpërdoron shumë dhe jep llogari pak.

Fatkeqësisht në këtë ditë të shënuar, me gjasë edhe për të hequr syrin e keq,  qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur në maksimum që të mos ftojnë në atë tavolinë opozitën e cila ka meritat e padiskutueshme në procesin e integrimit.

Jo vetëm si forca e parë politike që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990. Por, mbi të gjitha, si një forcë politike që në 8 vite qeverisje ka mundur të hedhë hapa të rëndësishëm përpara në këtë proces.

Mungesa e opozitës është simfonia e vjetër e një orkestre që nuk lodhet së përsërituri partiturën e një politike të dalë mode. Dirigjenti i së cilës mendon se mund të eklipsojë opozitën duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes. Gjynah!

Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të fokusoj punën dhe rolin e këshillit në mbikeqyrjen e këtij procesi, në kontrollin e monitorimin e strukturave.  Pasi do të ishte e udhës që parlamenti shqiptar të merrte gjithnjë e më shumë funksione dhe pushtet në dorë në lidhje me këtë proces që nuk është pronë e asnjë force politike përpos e forcës së shqiptarëve për me qenë pjesë e BE-së.

Ky interes kombëtar duhet të jetë edhe prioriteti i qeverisë dhe mbi të gjitha politikës sonë pa dallime partiake. Tentativat për të instrumentalizuar këtë proces apo gjoja arritje kanë prodhuar skena të padëgjuara ku janë nderuar me medalje për arritje të paqena diplomatë ndërkohë që procesi kishte ndaluar.

Koha të reflektojmë dhe të prodhojmë një politikë që i shërben procesit të integrimit. Pa përsëritur butaforitë e mëhershme që kanë dashur të privatizojnë me propagandë arritjet e paqena. E duke i dhënë mundësi reale Shqipërisë të vijojë procesin e integrimit së pari e mbi të gjitha në favor të shqiptarëve.

Nuk njoh forcë tjetër transformuese si ky proces, e nuk njoh mënyrë tjetër për ta ndryshuar Shqipërinë edhe për ta afruar me partnerët tanë strategjikë!

Festa ka përfunduar. Tani duhet të nisim punën reale!'- shkruan Tabaku.

Shqipëria ka nisur sot 'vrapin' drejt BE-së duke zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel. Vendi ynë i përbërë nga 25 delegatë do të zhvillojë sot bisedimet me dyer të mbyllura për 90 minuta. Në delegacionin shqiptar nuk janë përfshirë përfaqësues nga opozita. 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 20/07/2022 09:04

    Ah te falitur,keq jeni tue gabua!Lereni te madhin eshte per pune te medha,Ju vetem keni kokorizur,madje kokorizje gjurullti e pakordinuar, zhurm asnje koker grure.Populli mire thot: "Me rrena n'gjenet nuk shkohet"

    Përgjigju
  • Noli: 19/07/2022 22:46

    Keta jan te gjithe ku therret qameti prandaj duket Rama Yll para ketyre.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 19/07/2022 18:55

    Keto lloj fytyrash pa moral e pa imon skan len llum e balt pa I hedhur shqiperis per 30 vjet dalin e flasin. Kush i degjon keta qener,keta qe nga 30 vjet kan shikuar cfar te shkepusin ndonje thel dhe cfar shikohet e degjohet kan siguruar 7 breza. Megjithate flasin nga halli se nder kushtet e para eshte arrestimi i qenerve.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/07/2022 18:53

    KLANSEKTI PS,PD,LSI eshte dhe do te mbetet armiku i shqiptareve dhe i Shqiperise. Krimi,korrupsioni i KLANSEKTIT PS,PD,LSI duhet ndeshkuar dhe te dorzojne pasurine e grabitur padrejtesisht. Ja kaq e thjeshte eshte qe Shqiperia dhe shqiptaret te prosperojne si gjithe USA@BE.

    Përgjigju
  • urim: 19/07/2022 18:51

    arritje e madhe kjo dhe prap sduan ta pranojne , turpi i zotit , po te ishte per ju skishim hy kurre

    Përgjigju
  • ana: 19/07/2022 18:44

    po o berish p vazhdo fol ti tjetri eshte ul ne tryezen e be gje qe ti as nuk e enderroje dot.

    Përgjigju
  • Piling: 19/07/2022 17:55

    Ilir Meta eshte e vetmja shprese e shqiprise. Njeriu i vetem qe udhehoqi me vetmohim e ndershmeri dhe vendosmeri. Gjith tjeret jane hajdut

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 19/07/2022 18:58

      Ti piling qenke me vizion paske shkuar dem kot. Po ndonje VC nga ato te maceve te ka falur???????????????? Qeni i qenerve bashk me sali kermen jan shkaktaret qe shqiperis i kan ikur 30 vjet kot.

  • fatos. n: 19/07/2022 16:57

    jjam dakort me ty termet ,,ky haleja sali nuk e meriton te varroset ne tirane....te varroset ne malesi dhe ti shurrojne te gjithe maloket tek koka....

    Përgjigju
    • F. Nano: 19/07/2022 17:24

      Ne malokët nuk pranojmë sepse njeriu duhet të pushojë përjetësisht në vendin që ka dashtur më shumë gjithë jetën (dmth në jug). Kemi besim te ju që ia ndërroni ujin më shpesh se ne, jo për gjà por kena punë të tjera.

  • leta: 19/07/2022 16:53

    hahahahha po pse mor non grata je kaq negativ ne cdo situate pseeeee apo je i fokusuar vetem m e vjedh shqiperine akoma

    Përgjigju
  • sokol: 19/07/2022 16:42

    ahahhaha sna anetareson do thot ,,,i ke syte ne ballle ti mor bir ??? e pe cfare ndodhi sot hehe rri sty mbaj at vend leji llafet

    Përgjigju
  • luan: 19/07/2022 16:40

    berisha ka plan vetem te hedh akuza e te hedhe poshte cdo pune te mire te qeverise

    Përgjigju
  • Praga: 19/07/2022 16:21

    Saliut i ka ngecur truri tek ofezat qe ka bere me dekada dhe nuk ka me mundesi te progresoje si ne arritjet e veta dhe si ne vleresimin e arritjeve te te tjereve

    Përgjigju
  • Bepi: 19/07/2022 16:21

    O Met me jo 30 vjt po kurr me ty edhe Monen

    Përgjigju
  • Grand: 19/07/2022 16:20

    Respekte per meten qe e vlereson si gje persa i perket saliut thjesht mendoj se duhet ta injorojme se eshte bere matuf komplet

    Përgjigju
  • Gradishta: 19/07/2022 16:17

    Po mirë mor,po çfar dreq shqiptarësh janë këta që dhe sot,kur të gjithë duhet të gëzojnë e le t'a lënë Ramën në punën e vet se atë e vlerësojnë shqiptarët . dhe këta të ashtuquajturit udhëheqja të opozitës njëzëri të thonë bravo shqipri këta ngrejnë kujën identik si kukuvajkat kur ndjellin gjëmën,turp,turp,turp ...nejse punë e tyre,jo më kot populli thotë m....it bëji ç'të duesh hidhi gjalpë e sheqer me tonelata ai prap m...t ngelet nuk bëhet kurrë hallvë.

    Përgjigju
  • Termeti: 19/07/2022 15:55

    O Sali! Ty me duket se edhe Tufina me Sharren nuk te pranoje, sepse je non grada. Bej derman vetes per nga vendlindja.

    Përgjigju
  • Dubil Gentjan Gazi Çafaj: 19/07/2022 14:30

    Shikoni nipin e isa Toskës kriminel që ka lyer duart me gjak Shqiptari. E ky më keq se daja i tij Krimineli Isa Toska. Ky në vënd që të gëzohet e të thot urime për Shqiprin vazhdon e hedh balt kundër Shqipris. O Shqiptar shikoni kto tipa fundërrina si Alibej fytyr miu e Flutra Açka e wc vetëm vrer vjedhin kundra vëndit të tyre. Prandaj o Shqiptar mateni mir dorën kur hidhni votën. Zoti i bekoft Shqiptarët kudo që jan.

    Përgjigju
  • Tironci: 19/07/2022 13:19

    Ky flet sikur vjen nga nje "planet" tjeter,nderkohe qe ka qene ne te gjitha postet drejtuese te ketij vendi,bile edhe me shume se Sali Non Grata !! Le te presim e shikojme cdo te beje nisur nga java tjeter..... Tironci

    Përgjigju
    • Cubi: 19/07/2022 19:06

      Ky tironco kemi nje shprehje ne tironcit** ky do sh******* nonen e vet asgje tjeter. Pavarsisht se ku ka qene ka qe nga viti 2014 qe e ben prov dhe dihet rezultati. Megjithate i uroj suksese ne vitin 2033 bashk me qent e tjer qe mbajn ison.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda