Meta: Pas reformës, qeveri
ekspertësh deri në zgjedhje
!
Analiza/Por çfarë ndodh në se reforma nuk kalon?
Numrat: Kush qeveris deri në zgjedhje?

Meta: Pas reformës, qeveri<br />ekspertësh deri në zgjedhje<br />!<br />Analiza/Por çfarë ndodh në se reforma nuk kalon?<br />Numrat: Kush qeveris deri në zgjedhje?
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot gjatë një konference për shtyp nga Kryesia e Kuvendit se pas reformës në drejtësi duhet të krijohet një qeveri ekspertësh, për të çuar vendin në zgjedhje. Meta tha se kjo është rrugëzgjidhja më e mirë për t'i dhënë fund klimës së mosbesimit që dominon klasën politike shqiptare, të cilët janë ende larg konsensusit të reformës në drejtësi.

"Miratimi i kësaj reforme është i domosdoshëm dhe duke e parë se mosbesimi është kaq shqetësues i lodhshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen jam i bindur se rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush. Unë personalisht jam gati që për hir të këtij kompromisi të jap dorëheqjen nga ky moment nga kryetar i parlamentit nëse i shërben kompromisit. Ministrat e forcës politike që unë përfaqësoj të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrën që ne të detoksikojmë këtë klimë helmuese të egër e të papranueshme. Drejtësia të bjerë mbi çdo politikan, duke filluar nga Ilir Meta apo cilido tjetër. Mesazhi mendoj se është shumë i qartë. Pas reformës në drejtësi, le të shpërndahemi dhe pastaj edhe ne kryetarët e partive të shohim listat. Jam i gatshëm të jap dorëheqjen për miratimin e reformës në drejtësi", u shpreh Meta.  

Ai apeloi sërish sot për dakordësi mes palëve, por ai kujtoi se konsensusi bëhet i vështirë kur thuhet se "ti apo ai do të shkojë në burg". "S'ka konsensus duke thënë se do të shkosh në burg. Nuk bëhet reformë duke thënë ‘do shkosh ti në burg’. Reforma dhe konsensusi, atë që do Uashingtoni, Brukseli dhe qytetarët shqiptarët bëhet duke thënë ‘unë do shkoj në burg’, nëse kam shkelur ligjin. Vetëm duke folur kështu ne mund t’i japim vendit një Kushtetutë të re. Reforma nuk bëhet për zgjedhjet e radhës, por për 30 vitet që vijnë në këtë vend. Unë mbështes fuqimisht deklaratën e zonjës Nuland për të arritur konsensusin, mbështesim edhe propozimin hibrid por konsensusi është i domosdoshëm që të arrihet”, deklaroi Meta.

Ai tha se për të finalizuar në kohë reformën, duhet të takohen për të gjetur zgjidhjen e reformës në drejtësi. "Kam kërkuar që në fillim se duhet takim i nivelit të lartë politik. Duhet të marrin fund tentativat për bllokimin e reformës. Përpjekjet për të gjetur fajtorë s'më pëlqejnë", tha Meta. 

Kreu i Kuvendit iu referua edhe deklaratave të ambasadorit Lu për takimin mes Ramës dhe Bashës. "Kam një propozim të ri për ambasadorin Lu. Ftoj Ramën, Bashën dhe ambasadorët Lu e Vlahutin të mbyllen në Kuvend. Edhe mua si ambasadorit Lu po më soset durimi. Nesër të vijnë këtu, pasi është koha të sillemi si patriotë të vërtetë. Nuk na kërkohet të bëjmë sakrifica si Ismail Qemali, por të bëjmë fare pak sa bëri Mujo Ulqinaku, një shqiptar i thjeshtë. Dhe ky akt patriotik duhet të bëhet nga ne për të mbrojtur dinjitetin e parlamentit e dinjitetin e drejtësisë së ardhshme që duhet të garantojë siguri për të gjithë qytetarët shqiptarë. Nuk bëjmë reformë vetëm për politikanët. Çdo shqiptar, çdo ditë të ndjejë që ka drejtësi", theksoi Meta.

Kreu i LSI deklaroi se votat e forcës së tij politike do të jenë pro reformës në drejtësi. "Miratimi i kësaj reformë është i domosdoshëm. E kam deklaruar që në fillim se 20 votat e LSI do të jenë pro reformës në drejtësi. Votat e LSI-së janë, por kemi problemin e konsensusit dhe procesit demokratik. Bashkë me ndryshimet Kushtetuese të kalojmë edhe 7 ligje të tjera. Nëse ne nuk e bëjmë bashkë me opozitën, atëherë opozita shkon në Gjykatën Kushtetuese dhe do të kemi probleme më pas", deklaroi Meta.   

Ndërsa për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut, çështja që po mban palët larg konsesusit, Meta tha se drejtësia nuk mund të jepet me koncension për të huajt.

Në konferencën për shtyp që mbajti nga Kryesia e Kuvendit, Ilir Meta u pyet nga gazetarët se çfarë raportesh ka me ambasadorin amerikan: “Vetëm marrëdhënie zyrtare dhe me dëshmitarë”, tha kreu i LSI-së.

Konferenca për shtyp e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21