Meta pas takimit në PS: Kutitë
s'hapen nga Gjysmë-KQZ-ja
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar sot pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, se Kolegji Zgjedhor mori një vendim të qartë ligjor lidhur me paligjshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun e Kukësit dhe hapja e kutive nuk mund të bëhet nga "gjysmë-KQZ" që ka vetëm katër anëtarë.
TIRANE- Kreu i PS-së dhe njëherësh kryeministri i zgjedhur në zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama priti sot ne mesditë aleatin e tij kryesor në qeverinë e re, kreun e LSI, Ilir Metën. Edhe pse nga ana e Ramës nuk pati, një deklaratë për mediat as nga zyra për shtyp e PS, Meta duke mos treguar detaje rreth këtij takimi, u shpreh se ishte një takim veror mes tyre.
Pas rreth një ore bashkëbisedimi në zyrën e kryeministrit të ardhshëm, Ilir Meta nuk dha detaje se çfarë ishte biseduar, por për t'i shpëtuar kësaj pyetje konstante të medias, ai tha se ishte një bisedë më shumë verore se sa politike.
Ndërsa për 300 ditët e para të programit qeverisës dhe përbërjen e kabinetin të ri qeverisës, sipas Ilir Metës çdo gjë do të bëhet publike në kohën e duhur. Ky takim vjen pas një takimi pak ditë më parë po në selinë rozë mes dy krerëve të partive, e cila solli dhe rikthimin pas 6 vitesh të ish-socialistit Meta. “Ka qenë një bisedë më shumë verore se sa politike”, ishte koemnti i shkurtër që dha Meta i pyetur rreth takimit.
Ndërkohë që lidhur me krijimin e qeverisë së re, Meta ia kaloi përgjegjësinë Ramës, duke u shprehur se “Për këtë mund të pyesni Kryeministrin e zgjedhur”. Sipas tij programi i qeverisë së re do të bëhet publik shumë shpejt. Ndërkohë që dy përfaqësuesit e partive që po merren me programin e qeverisë së re, Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto vetëm pak ditë më parë, kanë deklaruar se brenda këtij muaji programi i qeverisë së re për qeverisjen e 300 ditëve të para do të jetë gati dhe do të publikohet.
Brenda këtij muaji pritet që partitë në koalicionin e majtë të ndajnë dhe postet ministrore si dhe drejtoritë që do të drejtojnë. Kjo sipas marrëveshjes së prillit që është bërë me aleatët, ku aleatët që do të merrnin një mandat deputeti, do të arrinin të merrnin dhe një ministri, bëhet fjalë për LSI, PBDNJ si dhe Partinë Kristian Demokrate të Mark Frrokut.
CERTIFIKIMI I ZGJEDHJEVENë fjalimin e shkurtër të tij, kreu i LSI foli edhe për vonesën e certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai u shpreh se tashmë këtë kompetencë e ka vetëm Kolegji Zgjedhor, pasi
KQZ gjysmë siç e cilësoi ai, nuk mund të marrë dot një vendim për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit. “Transparenca është mjaft e rëndësishme, por gjithmonë sipas ligjit dhe Kodi ka qënë shumë i qartë se procesi hapjes së kutive mund të bëhet me pesë vota të antarëve të KQZ-së.
Pra këtë kompetencë mund ta ketë vetëm Kolegji Zgjedhor në kushtet kur gjysmë KQZ-ja ka 4 anëtarë. Kolegji ka marrë një vendim të qartë ligjor dhe kushdo që nuk është dakort me këtë vendim të ndjekë rrugën që përcakton ligji”, u shpreh kreu i i LSI.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5216
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40