Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta skruan se ka kënaqëisnë të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme historike jo vetëm për popullsinë e Malit të Zi dhe të ardhmen e tij euroarlantike, por edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.
Ai ka uruar veçanërisht shqiptarët të cilët jetojnë atje, të cilët sipas tij dëshmojnë çdo ditë se janë të vendosur të kontribuojnë për stabilitetin e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Evropian.
“I lumtur, që në këtë ditë të shënuar për Malin e Zi, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, të mikprisja sot në Institucionin e Presidentit edhe përfaqësues të pakicës malazeze në vendin tonë.”, shkruan ai në fund.