Meta për ngjarjen e Elbasanit dhe Kavajës: Gjithë tensioni vjen nga Rama! Pas 25 prillit ligj që do ndëshkojë punonjësit e administratës publike për krimet zgjedhore

Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me gazetarët në Vlorë ka bërë publik sipas tij ankimin e qytetarëve për procesin e legalizimeve në Vlorë. Meta tha se IKMT ka kërkuar se në segmentin Orikum-Radhimë përjashtimin e disa objekteve nga legalizmi dhe skualifikimet sipas tij janë të pajustifikuara.

‘Pas kthimit në Tiranë realizova takim me zonjën Ballanca, ku i shpreha shqetësimet tuaja. Dhe i kërkova një hetim për këtë çështje. Në 30 mars avokati i popullit ka konfliktuar se; hetimi nisi në tetor 2019 dhe përfundoi në mars 2021. Konstatoi se IKMT nuk ka bashkëpunuar me këtë institucion për një kohë të gjatë, duke i vonuar përgjigjen. 16 muaj i është dashur avokatit të popullit për të marrë përgjigje nga këto institucione. Ideja që Vlorë-Orikum ishte një projekt, ishte gënjeshtër. Të gjitha veprimet e Kadastrës janë kryer ndërkohë që nuk ka pasur një projekt të miratuar. Kërkesa e IKMT-së për përjashtimin nga legalizmi të objekteve është e pajustifikuar. Vendimet e kadastrës për skualifikimin nga legalizimi kanë qenë të pajustifikuara. Është marrë vendimi në mënyrë harbute. IKMT ka shkelur rëndë ligjin dhe ka ndëshkuar qytetarët me gjoba. Bashkia Vlorë i ka deklaruar avokatit të popullit se nuk ka dijeni. Damiani i takoi qytetarët pasi u takuan me presidentin dhe u premtoi se do t’ua rregullojë problemin vetëm pas zgjedhjeve. Qytetarët e Vlorës e morën përgjigjen nga përgjimet e Artan Lamës, ku thoshte se nga 170 mijë legalizime do të realizohen vetëm 60 mijë. Tu marrim vota thoshte dhe tua fusim pas zgjedhjeve.’- tha Meta.

Presidenti Ilir Meta nga Vlora ka folur sërish për dy ngjarjet e rënda, për plagosjen në Kavajës dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan. Meta tha se gjithë ky tenson vjen nga ai që krijoi marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka frikë nga zgjedhjet e lira.

‘Tani dihet se nga vjen gjithë ky tension vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, pasi ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pasi ka asgjësuar zgjedhjet e lira të ndershme në PS pasi i le ato kandidatë për deputet deri ne 11 e 55 me zemrën telef nëse e kanë apo jo emrin në lista. Kështu mendonin se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Këtë histori bën kudo. Kam një pyetje për ju? Ku ndodhi ngjarja në Kavajë brenda zyrës elektorale të PD-së?! Ku hyri drejtori i policisë bashkiake të rilindjes dhe hyri dhe një person tjetër në shërbim të PS-së që kreu katin dhe shyqyr zotit nuk pati asnjë viktimë. Në Elbasan për këtë rast nuk mund t’ju them pasi kam qenë tërë kohën në udhëtim. Pse ndodhi konflikti herën e parë në Elbasan, duhet të ishte shmangur. Çfarë pashë unë sot që në Fier po hiqeshin banderolat e LSI-së dhe ata të ndje të fyer kërkuan të dialogojnë me kryetarin e bashkisë, dhe qytetarët mblidhen dhe krijojnë tension. Nuk ja vlen të krijojmë tension. Ata kanë tmerr nga vota e lire. Hajde vini portrete e Edi Ramës, sa më shumë të dalë Edi Rama aq më shumë u kujton se çfarë çmendine kanë jetuar në këtë vite. Kudo përpiqet që të krijojë tension artificial. Është një njeri që krijon debat. Të bësh ti tërmet në Vlorë, nuk të lëm. Mos ja jepni kartën e identitet askujt, karta është shpata e gjithë kujt.’- tha Meta.

Metra tha se pas 25 prillit do të ketë një ligj special që do të ndëshkojë punonjësit e administratës që kryejnë krime zgjedhore dhe do të ndëshkohen.

‘Do të ketë një ligj special pas 25 prillit, që çdo punonjës i administratës që është përfshirë në krimet zgjedhore nuk do të ketë vend në jetë të jetëve në administratën e Shqipërisë.’- tha Meta.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naumi: 21/04/2021 20:12

    Meta eshte hidh gurin dhe fsheh doren....

    Përgjigju
  • vjosa: 21/04/2021 19:49

    DO NA BESH KAKARDHI O META EDHE 1 JAVE,,,,SE PASTAJ DO MERREN ME TY TRUPAT AMERIKANE,,,,ATA DO TE COJNE TY NE GUANTANAMO....ATY E KE VENDIN TI MOR QEN.. MOR PALACO I KOMBIT.......

    Përgjigju
  • Like: 21/04/2021 17:54

    Nuk po del ndonje Avni Rustemi qe ta shikoj mire te semes ky like injoranti e kokemadhi se bashku me mona surrat kali dhe femijet e tij. Keta duhen zhdukur si fis nga kjo faqja e dheut. Ata po e cojne vendin ne lufte civile. Ngehuni o popull dhe ja teegoni mire vendin ketyre jashteqitjeve te vendit. Po e perdorin Shqiperine si placke qe mund ta hedhesh sa majtas djathtas. Mis qofte e larget dita qe keta te flijohen ne biruce se bashku si familje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja