Ilir Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk është patriot. Për këtë përmend deklaratën e tij që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president, për të cilën Meta thotë se dha mesazhin për llogari të tjetër kujt në mënyrë që të ç'bëhen njohjet e Kosovës.
“Këta nuk kanë asnjë besim veçse sëmundjen e kleptokracisë, të atij që vjedh edhe kur nuk ka nevojë për dicka. Refuzimi i platformave të presidentit për pakte për integrimin, për reformën në drejtësi refuzohej se duhej konfrontim. Shqipëria duhet të paraqitej si vend anormal. Kosova duhej të copëtohej. Kosova duhet ti falte pjesën e saj më të pasur dikujt tjetër. Artisti ka marrë detyra të mëdha përsipër.
Mos mendoni se është vërtet kaq patriot ai sa ditën në parlamentin e Kosovës festohet 10-vjetori i pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë deklaron se kishte përfytyrimin se Shqipëria e Kosova do kishte një president. Pra dha mesazhin që kishte marrë për llogari të tjetër kujt. E paskan planin që të kenë një shtet që të ç'bëhen njohjet e tjera të Kosovës? Mori porosi që të bëjë lajm ndërkombëtar. Kaq mjafton për të treguar nivelin dhe standardin. Pastaj u tërhoq. Jo tha se u nxitova. Po të shkonin në gjyq, aty ishin dhe dëshmitarët”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93%
-
Jo
4%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 1107
Lajme të tjera
-
Basha vijon turin e takimeve në Ndroq: Mirëpresim në PD të gjithë ata që duan një parti europiane
1 Tetor, 12:20
-
Juristi zbardh provat që do 'fundosin' Metën për aferën 'CEZ-DIA'
30 Shtator, 16:09
-
Turi i takimeve, Basha nga Tirana: Vetting në politikë! Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia
30 Shtator, 15:21
-
Basha takim me qytetarët në Tiranë, ndan foto me të rinjtë
30 Shtator, 10:27
-
Sot shqiptarët janë të zhgënjyer, të pandjeshëm dhe të painteresuar për atë se çfarë ndodh, për shkak të politikës
30 Shtator, 09:48
-
Nga rrënjët shqiptare tek bota e baletit, Angjelin Preljocaj ndan kujtimet nga fëmijëria: Në lagje më tallnin se vishja geta! Prindërit s'ishin dakord, por unë doja të vallëzoja
30 Shtator, 09:20
-
SHBA paralajmëroi masa shtrënguese për Serbinë, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës! Palët të veprojnë me maturi
30 Shtator, 07:03
-
Rama pret princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara: Folëm për ecurinë e projekteve të përbashkëta
29 Shtator, 20:18
-
Propozimi i Ramës, Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë, nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave
29 Shtator, 19:35
-
SPAK shtrin hetimin deri në ’97, Berisha frikë nga dosjet dhe të penduarit
29 Shtator, 19:26
-
Vrasja e policit në Kosovë, Rama: Partnerët na dhanë gatishmëri maksimale që KFOR të marrë kontrollin në veri! Janë pjesë e NATO-s, nuk do ndajnë territorin
29 Shtator, 17:56
-
INTERVISTA për Report Tv/ I treti në botë për disqet e shitura, Mogol: Në Shqipëri, si në shtëpi! Përshtypja ime për Edi Ramën, ja ç’më shkroi Papa Françesku!
29 Shtator, 17:50