LSI bëhet 'Partia e Lirisë'! Meta në krye si nacionalist: Ia vlen të vdesësh për Shqipërinë, na rrezikohet sovraniteti dhe Kosova, do përballemi me tradhtarët

Me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ Ilir Meta nis sot zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim nga dita e sotme do të mbajë emrin 'Partia e Lirisë'. Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Tashmë Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.

Për emrin e ri, mund të ketë marrë frymëzim dhe nga Sali Berisha, me të cilin LSI bëri koalicionin që mbante emrin “Shtëpia e Lirisë” dhe u fut në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në Konventën Kombëtare, gjatë fjalimit që zgjati rreth 1 orë, Ilir Meta duket se rikthehet në politikë me kartën e nacionalizmit që siç duket do e shikojmë shpesh ta artikulojë si të vetmen alternativë që i ofron shqiptarëve, të cilëve sot i tha se zgjidhja e vetme është Referendumi. “Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës”, tha Meta duke shtuar se kërkohet ndërhyrje emergjente dhe ka një plan për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipërisë. Një thirrje e kishte edhe për qytetarët duke i thënë se s'duhet të besojnë asnjë politikan si dhe bëri zotim se tradhtarët do të përballen me shpatën e “Domekleut”.

Ndër të tjera, Meta shprehu edhe shqetësimin për gjendjen e vështirë të vendit dhe renditi të gjitha dështimet e qeverisë Rama, duke nisur nga paga më e ulët në rajon deri te fakti që shqiptarët “mbajnë kampion” për azilantë. Nuk kurseu komentet për kundërshtarët politik, më konkretisht për Edi Ramën, Lulzim Bashën, të cilëve u shpalli luftë për jetë a vdekje. Meta kërkoi që të shpallet “non grata Rilindja mavi dhe blu". Me këtë të fundit duket se i referohet deputetëve demokratë që mbështesin nismat e qeverisë Rama. Nuk munguan në mesin e anëtarëve të partisë së tij, as thirrja klasike Rama ik.  

Meta nuk hezitoi të thoshte atë që mendonte edhe për Lulzim Bashën, të cilin e cilësoi “mashtrues ordiner”. Nga fjala që mbajti u kuptua qartë se Meta ka qenë kundër djegies së mandateve në 2019, gjë që mesa duket ka sjellë prishje të marrëdhënies së tij me ish kryetarin e PD pasi thotë se ishte kategorikisht kundër bastit të çmendur për të lënë parlamentin. Vendimi i Metës për tu rikthyer në politikë nuk është surprizë pasi e kishte paralajmëruar që kur ishte në krye të shtetit. Një ditë pasi la Presidencën, mori frerët e drejtimit të partisë në mënyrë që të sjellë frymë opozitare në vend dhe të rrëzojë Edi Ramën. Ndërsa Monika Kryemadhi, e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së LSI që nga sot quhet 'Partia e Lirisë' për t'ia lënë vendin Ilir Metës, ka zbuluar lëvizjen e radhës duke thënë se do rikthehej te të rinjtë.

Edhe gjatë fundit të mandatit të tij në krye të shtetit, Meta është përplasur vazhdimisht me mazhorancën, e cila madje ndërmori dy herë votimin për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Në qershor të vitit të kaluar Kuvendi votoi për shkarkimin e Metës si president, por Gjykata Kushtetuese vendosi kundër vendimit të marrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:59
Kryemadhi: Meta, politikani më i përgjegjshëm! Zbulon lëvizjen e radhës pas lënies së partisë

 

Monika Kryemadhi ka zbuluar lëvizjen e radhës pas lënies së partisë. Ajo komunikoi se do rikthehej te të rinjtë.

‘Rikthimi i partisë në atë aspiratë që ajo ka pasur për ato që ka pasur.

Meta? Përveçse është një ndër shtetarët mund të them që është një ndër politikanët, di të them që është politikani më i përgjegjshëm që asnjëherë nuk bën lëvizje të gabuar.

Nuk do ta mendoja bashkëshorti i Monikës por themeluesi i partisë. Rikthimi i tij është shpresë për opozitarizmin. Për të krijuar një hapësirë lirie të menduarit dhe të votuarit. Njerëzit nuk ndjejnë liri. Unë si Monikë ndihem shumë mirë për të punuar me të rinjtë, që më rinon edhe më shumë sepse Monika dikur ishte në një kafaz që mund të ishte i bukur por shumë i vështirë. Rikthimi i Monikës do ta kthejë atë në të lirë. Pengu i vetëm i imi ishte se nuk dëgjova Metën për mandatet.’- tha Kryemadhi

Ora 20:45
Meta në krye të partisë së lirisë: Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje! Në 2 muaj duhet të jetë përmbyllur Konventa e ardhshme

 

Në përfundim të Konventës Kombëtare ku u vendos ndryshimi i emrit të LSI në “Partia e Lirisë” dhe solli rikthimin e Ilir Metës në krye të partisë, vetë Meta tha se puna nis që sot dhe duhet të përmbyllet për 2 muaj.

“Sovraniteti i qytetarëve dhe interesave më të larta të vendit dhe shtetit. Mbizotëron liria dhe sovraniteti mbi çdo gjë tjetër. LSI e krye misionin e saj. Tani është liria dhe referendumi që do qëndrojë si shpata mbi këtë klasë politike për të çuar para procesin e integrimit.

Nga sot nis puna. Çdo ditë pa ndërprerje. Në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme që do të jetë një mesazh i shpërthimit të energjive më vitale të të rinjve dhe intelektualëve në mbrojtje të atdheut të tyre”, u shpreh Meta.

Ora 20:42
Kryemadhi jep dorëheqjen, Komiteti Organizator i jep drejtimin e partisë Ilir Metës 

 

Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga LSI. Komiteti Organizator i ka dhënë drejtimin Ilir Metës.

Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho.

Komiteti Organizativ LISTA e plote

Ora 20:36
Një ditë pasi la Presidencën, Ilir Meta merr drejtimin e “Partisë së Lirisë”

 

Një ditë pasi la Presidencën, Ilir Meta merr drejtimin e “Partisë së Lirisë” dhe zëvendës kryetar është Agim Nesho. Nga dita e sotme, LSI ndryshoi emrin në “Partia e Lirisë”.

Ora 20:33
Ilir Meta zbulon emrin e ri: LSI do të quhet Partia e Lirisë

 

LSI do të quhet Partia e Lirise. Miratohet edhe në Konventën Kombëtare. 

“Tani ka vetëm një rrugë, referendumi! Vetëm referendumi është garancia se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 milionë shqiptarë. Mos harroni Atdheun, fëmijët tuaj. Fëmijët tanë mund të gjejnë ccdo gjë jashtë, por Atdheu është vetëm këtu. Prandaj ju ftoj në partinë e lirisë, sovranitetit, partinë e referendumit. Partia e Lirisë dhe e të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova shtet i pavarur”, tha sot Meta.

Ora 20:32
‘Sot me besa besë’ Meta: Për Shqipërinë ja vlen të vdesësh

 

Meta nga Konventa e LSI-së ka deklaruar që të shpallin non grata rilindjen dhe se do ishte gati të vdiste për Shqipërinë.

‘Mos shisni votën, mos tradhtoni Kushtetutën. Thonë pse po i hynë kësaj lufte, çfarë do fitosh ti? Tregtarët hyjnë në luftë vetëm për të fituar, atdhetarët hyjnë në çdo betejë që i kërkon vendi dhe historia. Ka beteja që ja vlen edhe të vdesësh. Sot me besa besë. Me popullin e 2 marsit të shpallim “non grata” kleptokraacinë, të dshpallim “non grata” rilindjen mavi edhe taë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 7 majit.’- tha Meta

Ora 20:29
Meta: Kemi vetëm rrugën e Referendumit, të shpallim non grata Rilindjen mavi dhe blu! Mos shisni votën e mos tradhtoni Ilir Metën

 

Ilir Meta foli para mbështetësve të tij në Konventën Kombëtare të LSI duke përsëritur fjalën e tij të mëngjesit se kanë vetëm rrugën e Referendumit. Ndër të tjera i bëri thirrje që të mos shesin votën, të mos e tradhtojnë atë (Ilir Metën) dhe Kushtetutën.

“Mos shisni votën. Mos tradhtoni Ilir Metën, mos tradhtoni Kushtetutën. Po pse po i hyn kësaj lufte, çfarë të duhet ty, tregtarët hyjnë vetëm për të fituar, atdhetarët hyjnë me të gjitha betejat që i kërkon vendi e historia. Ka beteja për të cilat ia vlen edhe të vdesësh.

Sot me besa besë, me të gjithë shqiptarët e ndershëm të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu. Prandaj nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për tju kërkuar që tju tregojmë të gjithë atyre shqipfolësve gjakprishur që nuk kanë lidhje me ne por edhe gjithë botës se jemi popull me dinjitet, jemi popull europian që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj por edhe të asaj mafies ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe si një bazë logjistike për krimin e organizuar, tu themi që ky është vendi ynë dhe askush nuk mund të luajë. Kemi vetëm një rrugë, kjo rrugë është Referendumi”, tha Meta.

Ora 20:24
Ish presidenti u bën thirrjen ‘e sinqertë’ shqiptarëve: Mos u besoni politikanëve! Jo mor jo mos besoni as Ilir Metën

 

Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve  të mos besojnë asnjë politikan as atë vetë,

‘Unë jam këtu sepse nga lufta veç ai largohet që ka lindur tradhtar. Jam këtu për qytetarët ndershëm. Duke parë eksperiencën e politikanët këtu ti them shqiptarëve që të besojnë këta. Jo mor jo as Ilir Metën mos e besoni, besoni veten tuaj. Besoni për të ardhmen, fëmijët tuaj.’- tha Meta. 

Ora 20:15
Ilir Meta rendit dështimet e Ramës: Kemi pagën më të ulët në rajon, mbajmë kampion për azilantë

 

Ilir Meta ka renditur dështimet e qeverisë së Edi Ramës. Në Konventën Kombëtare të LSI përmendi se Shqipëria ka pagën më të ulët në rajon por mban kampion për kërkim azili.

“Shqipëria ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në rajon të prodhimeve të brendshme bruto. Shqipëria ka barrën më të lartë të biznesit në rajon.  Jemi vendi me ekonominë më pak prodhuese. Kemi pagën më të ulët në të gjithë rajonin. Shqipëria me nivelin më të lartë të çmimeve sipas Eurostat.

Rritje shpenzimesh të investimeve publike në mënyrë marramendëse. Janë rreth 64 mijë familje në 2021 në ndihmë ekonomike me një varfëri ekstreme, me ndihmë mesatare mujore 9200 lekë. Është rritur tej çdo fantazie kosto e jetesës prej rritjes galopante të çmimeve dhe mos rritjes së pagave, përveç rastit të arsimtarëve dhe mjekëve. Për azilant jemi kampion. Sipas të dhënave, për periudhën janar 2019-gusht 2021, në raport me popullsinë nga Shqipëria kërkojnë 10 herë më shumë azil se nga Bosnja, 4 herë më shumë se nga Kosova, 12 herë më shumë se nga Mali i Zi dhe 9 herë më shumë krahasuar me Serbinë”, tha Meta.

Ora 20:02
Meta për Ramën: Mos mendoni se artisti është patriot! Deklaroi që Kosova dhe Shqipëria të kishin një president, mesazhi për llogari të tjetër kujt

 

Ilir Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk është patriot. Për këtë përmend deklaratën e tij që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president, për të cilën Meta thotë se dha mesazhin për llogari të tjetër kujt në mënyrë që të ç'bëhen njohjet e Kosovës.

“Këta nuk kanë asnjë besim veçse sëmundjen e kleptokracisë, të atij që vjedh edhe kur nuk ka nevojë për dicka. Refuzimi i platformave të presidentit për pakte për integrimin, për reformën në drejtësi refuzohej se duhej konfrontim. Shqipëria duhet të paraqitej si vend anormal. Kosova duhej të copëtohej. Kosova duhet ti falte pjesën e saj më të pasur dikujt tjetër. Artisti ka marrë detyra të mëdha përsipër.

Mos mendoni se është vërtet kaq patriot ai sa ditën në parlamentin e Kosovës festohet 10-vjetori i pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë deklaron se kishte përfytyrimin se Shqipëria e Kosova do kishte një president. Pra dha mesazhin që kishte marrë për llogari të tjetër kujt. E paskan planin që të kenë një shtet që të ç'bëhen njohjet e tjera të Kosovës? Mori porosi që të bëjë lajm ndërkombëtar. Kaq mjafton për të treguar nivelin dhe standardin. Pastaj u tërhoq. Jo tha se u nxitova. Po të shkonin në gjyq, aty ishin dhe dëshmitarët”, tha Meta.

Ora 19:54
Meta sulmon Bashën për djegien e mandateve: Mashtrues ordiner! Isha kategorikisht kundër bastit të çmendur

 

Ilir Meta nuk ka hezituar të sulmojë Lulzim Bashën për djegien e mandateve duke e cilësuar si mashtrues ordiner. Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare tha se ka qenë kundër bastit të opozitës për të lënë parlamentin në shkurt të vitit 2019.

“Secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij dhe duhet të nisemi në përfundimin e këtij eventi të rëndësishëm me vendimin e madh për të takuar çdo qytetar që ti themi se ka vetëm një zgjidhje. Kemi provuar çdo gjë por zgjidhja është të zbatohet Kushtetuta, instrumenti që me referendum populli e vendosi në 1998 për ta ushtruar sa herë të deleguarit abuzonin.

E dimë që është bërë çdo gjë për ta bllokuar referendumin nga një grup politikanësh që shpesh bëjnë teatër nëpër media, nuk bëjnë gjë veçse plaçkitin çdo ditë popullin e Shqipërisë. Viktima është populli. Edhe ju ishit target i tyre gjatë 5 viteve që kaluan dhe më duhet që të mos kthehem në analizë, ti bëj të qartë çdo anëtari e simpatizanti të LSI por edhe çdo qytetari të Shqipërisë që Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për ti besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen pa kuptim duke djegur mandatet, duke lënë parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor.

Djegia e mandateve ishte planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, nga oligarkët se duhej braktisur dhe pushteti lokal”, tha Meta.

Ora 19:48
Meta: Nga Presidenca mësova diçka që se dija, që ka një plan për të zhbërë sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës

 

Ilir Meta tha sot se ka një plan për të zhbërë sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës

“Na duhet shumë punë që Shqipëria të ketë një qeverisje normale dhe të gumëzhijë nga zërat e gëzuar e fëmijëve dhe të rinjtë. Situata kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të marrin përgjegjësi pasi nuk mund më t’ia delegojnë përgjegjësitë e tyre kësaj klase politike. Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kam parë një plan të mirëllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipërisë”, tha Meta.

Ora 19:46
President, kryeministër apo kryetar Kuvendi? Meta: Jam ndjerë më mirë në Presidencë! Mezi pres të rikthehem për mandatin e dytë

 

Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në Konventën Kombëtare të LSI duke thënë se nga 3 pozicionet më të larta që ka mbajtur, është ndjerë më mirë në atë të Presidentit. Për këtë arsye thotë se mezi pret të rikthehet pas 25 vitesh për mandatin e dytë.

“Mos harxhoni energji të panevojshme se dhe vapa është si e padurueshme por na duhet dhe shumë punë duke nisur nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë për të rinjtë e saj. Dje sic kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të Presidentit. Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe presidentit. Dikush më pyeti, nga këto të 3, ku je ndjerë më mirë? Pa diskutim, në detyrën e presidentit dhe mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë", tha Meta.

Ora 19:31
Tedi Blushi: Me Metën, çdo ditë në Presidencë ishte 2 mars! Sot po merrni vendim historik për të ardhmen

 

Tedi Blushi, i cili ka qenë këshilltar i Ilir Metës në Presidencë ka mbajtur fjalën në Konventën Kombëtare të LSI duke thënë se të gjithë kanë nevojë për një lidership të fortë që rikthehet në betejë. Ndër të tjera tregoi se gjatë kohës kur ishte në Presidencë, çdo ditë ka qenë 2 mars pasi Meta ishte në betejë për mbrojtjen e interesit kombëtar.

“Unë i përkas vetëm popullit të 2 marsit dhe vij para jush si njeri i lirë. Populli i 2 Marsit është i etur per Lirine dhe Referendumin. Ju sot po merrni një vendim historik për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Kauza juaj më e madhe do të përshpejtojë edhe integrimin europian. Koha për të shporrur këtë të keqe është sot, liri dhe demokraci. Siç na la amanet Avzi Nela, o liri o vdekje. Askush më mirë se nuk e di se Presidenca ka qenë 2 mars çdo ditë. Jam thellësisht falënderues që kam qenë bashkëpunëtor i tij.

Në këto 5 vite, Meta ka qenë në çdo betejë për mbrojtjen e interesit kombëtar. Sot kemi të gjithë nevojë për një lidership të fortë që rikthehet në betejë për Shqipëri më të drejtë, më njerëzore, më të dashur dhe më të dhembshur. Fuqia e popullit të 2 marsit qëndron te bashkimi drejt lirisë. Koha është tani, boll duruam, mjaft indiferencës”, tha Blushi.

Ora 19:26
LSI ndryshon Statusin, i hapet rrugë ndryshimit të emrit

 

Ndryshimi i emrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim i hapet rrugë me ndryshimet në statut. Konventa ndryshoi 2 nene në statut ku i dha të drejtë vetës që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë.
Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.

“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon: Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së parisë. Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme", tha ajo. 

Ora 19:17
Me 2 gishta lart, Meta mbërrin në Konventën Kombëtare të LSI! Mbështetësit e presin me brohoritje dhe përqafime

 

Ilir Meta ka hyrë me 2 gishta lart në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku po mbahet Konventa Kombëtare e LSI. Mbështetësit e pritën me brohoritje dhe përqafime.

Ora 19:14
LSI nga sot me emër të ri, Meta kërkon rikthimin e frymës opozitare

 

LSI duket se nuk do të mbajë më këtë emër pasi Ilir Meta me rikthimin e tij ka vendosur që të sjellë ndryshime. Ende nuk dihet se cili do të jetë 'pagëzimi' i ri i partisë por Ilir Meta paraditen e sotme dha një sinjal se mund të quhet 'Partia e Referendumit' dhe shtoi se rikthimi i tij nuk është për të drejtuar LSI por për të sjellë frymë tjetër për aksionin opozitar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vironi: 26/07/2022 22:00

    Like floriri krijoi partine LIRIA, Sali non grata do krijoi partine MONIKA.... Lume Shqiperia....

    Përgjigju
  • Turshia: 26/07/2022 16:46

    O like leri pordhet se nuk te beson njeri.. Je nje krye hajdut ô turi kulaç.. Ne burg e ke vendin bashke me saliun e monen

    Përgjigju
  • karadakliu: 26/07/2022 15:53

    Cka po vet bre! Cka po vet! Do ta besh namin.Po na del nga hajduti i floririt ne nje kryetrim legjendare,Gjergj Karstriot apo Adem Jashar...!!!

    Përgjigju
  • Ska problem: 26/07/2022 13:54

    Shume i nervozuar duket ish presidenti kjo do te thote se si ka punet mire ,nervozizmi te humb llogjiken e te vepruarit drejt ,per popullin nuk u rruhet shume here like here monike dhe likushet e vegjel shkurt chakete e kthyer mbapsht ,

    Përgjigju
  • Nafije pjeshka: 26/07/2022 12:28

    Like super legeni, super tradhtari dhe truthari do vdes ne lufte kunder tradhtareve te patriotizmit te tij imagjinar qe eshte i ngjashem me ate te Sulo Gradecit. Aq sa e donte Sulo ziu atdheun qe per te ishte Enveri, po aq e do edhe Likja atdheun e tij te florinjte qe e sheh si Lopen e tij sovrane qe duhet ta mjel familjarisht sebashku me banden e tij te hajduteve krenar... Like mund te besohet nese vdes ne lufte kunder vetes se tij.. armiku i vertete qe Likja duhet te luftoj eshte vetvetja

    Përgjigju
  • Leon: 26/07/2022 09:07

    O Likeee, o patriot i byçes tateee

    Përgjigju
  • Mr 7%: 26/07/2022 08:42

    O Like sikur te ndërrosh edhe 100 lëkurë, emrin tend HAJDUT nuk e fshin dot kurrë. Po del qe ke urdheruar dhe ekzekutime njerezish, por presim drejtesine te flas per keto.

    Përgjigju
  • Ariu: 26/07/2022 08:32

    Brahimkari as te lexoj drejt cfar i kishin pergatitur te tjeret ne leter nuk di,o zot cfaf te kemi bere qe na le keta politikan si thes me mut ?!!

    Përgjigju
  • shoku: 26/07/2022 08:25

    Parti familjare njehere e merr burri njehere gruaja,mos harro Petrit Vasilin blej nje kostum te ri e beje zevendes kryetar.

    Përgjigju
  • Adi: 26/07/2022 07:28

    ne e kemi të njëjtin tip knej kufirit që her është i vllai kryetarë i të njëjtës parti e her ai. I thonë ramush, është i vogël që shkruhet me r të vogel, nuk është burrë fare, është hajn, vjedhës, vrasës, rrencë, korrupt.....vetëm se nuk është i emancipuar mjaft dhe gruan nuk e sheh si partner të barabartë si ky i juaji. Pa dale dale, na qenkan edhe shooooookë, ja tani mu kujtua.... eh kur shokët kan ideale të njëjta....na rrofshin (topthet) feudët tanë

    Përgjigju
    • Erik: 26/07/2022 09:26

      Veç nje te mire e ka Rramushi qe kurre nuk e ve ne diskutim marredhenien me SHBA-te dhe dashurine per te e shpreh pa hezitim edhe ne bluzat qe vesh ne palester "In USA we trust". Kurse ky dallkauku yne ben si sovranist i madh, sepse e di qe shume shpejt edhe ai do e kete ne balle te shkruaren "Non Grata" nga amerikanet per te njejtat akuza si vellai i tij siamez Sa Li.

  • Gold Diger: 26/07/2022 07:08

    O Like, kur flet dhe ti per nacionalizem, qe e rrope popullin e kete shtet me 8 duar, mos ngelte me skraparlli me kembe. Te shperthefsha Monen e ca te permban pragu o maskara

    Përgjigju
  • Demokrati: 26/07/2022 06:02

    Sala ia ka vënë emrin besoj. Partise se vet ia vuri shtepia liris, kurse ksaj partia liris. Merrni merrni ment e Sales se ne hale te gomereve do veni.

    Përgjigju
  • Iris: 26/07/2022 04:13

    Keshtu ndodh kur shikon shume filma,fillon e te duket vetja si Don Kishoti qe do shpetonte boten e do risillte kohen e perenduar te kaloresise.Qe dje kur ishte prane presidentit te ri,nuk me pelqeu buzeqeshja prej idioti e Metes.Kushedi c'enderra e plane me sy hapur shikonte?!Dhe tani nderoi dhe emrin e partise,por nuk mendoj se beri per arsyen qe supozoni ju.Te gjithe e dime se si emri i LSI eshte bere objekt batudash banalesh dhe ky fakt eshte kthyer ne nje mize te bezdiseshme nen kesulen e Metes.

    Përgjigju
  • gjyshi: 26/07/2022 01:42

    O TEDI DJALI,, TANI DIL E MBLIDH LETRA PARA PRESIDENCES DHE KRYEMINISTRISE,,,,,SE NUK KE PER TA PARE ME DEREN E KETYRE INSTITUCIONEVE.......

    Përgjigju
  • Ben: 26/07/2022 00:36

    Keta jane burre e grua mashtrues ordiner.Vetem pound dhe euro deshirojne.O zot çfare nivel intelekti kane.

    Përgjigju
    • Renato: 27/07/2022 01:26

      Mjaftushem sa me ju vjedh ty dhe nobelistave te tjere ne Shqiperi Beno.

  • Haha: 26/07/2022 00:00

    Meya thot ja vlen te vdesesh pi shko ne p.. nenes o koke lope

    Përgjigju
  • Ballisti: 25/07/2022 23:58

    Hahahaha! Shqipëri e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve!!

    Përgjigju
  • Noli: 25/07/2022 23:52

    Nderroje emrin e Partise por emri hajdut Metes nuk ndryshon

    Përgjigju
  • Beni: 25/07/2022 23:49

    Nga kush do e shpetosh Kosoven ti more idiot?Po te mos ishte Amerika Kosoven do e kishin kthyer si Ukrania vellai yt dhe i Saliut Milloshevici

    Përgjigju
  • Urtesia popullore: 25/07/2022 23:07

    Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron.

    Përgjigju
  • dyrrahu: 25/07/2022 22:35

    ???????? Ilir Meta ndroi emrin e partis???????? ujku qimen e nderron por zakonin se harron. Hajdut ordiner ptuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • Jimmy: 25/07/2022 22:08

    Nga sot behet liri e kurves!!ti nuk kupton qe do jesh non grata or mother fucker

    Përgjigju
  • Hahaha aaa: 25/07/2022 22:04

    Tani u kujtua per shqiperine dhe shqiptaret ky hajduti

    Përgjigju
  • kapedani: 25/07/2022 22:02

    SUKSESE ! Mwzi po presim opoziten reale kunder ketij autokrati qe na drejton.

    Përgjigju
  • Hajdar Aga: 25/07/2022 21:44

    O kok qyp Like floriri ke mar shum vrull o hajdut ordiner. Po prit se do vi koha dhe për ty. Salhe Bajga hiku është diskretituar e po i bëhen gati byzylykët. Prandaj dhe ti mos u nxito e mos gulço se stë bën mir për shëndetin Reçi të do të fort se aty do kalosh pjesën tjetër të jetës. Urime nga bytha ime.

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/07/2022 21:37

    O Like bej gati floririn se ndryshe ta fut Rama me vende pune ne administrate..

    Përgjigju
  • Tutu: 25/07/2022 21:30

    NACIONALIZMI eshte streha e fundit e maskarenjve …

    Përgjigju
  • Opionisti: 25/07/2022 21:07

    Ls 10persona kurse foltore jane 30 persona ashtu dhe partia nikoll lesi 1 ls piro dhima taulande deda Filip cakuli arjan curi adriatk lapaj desarete djali mojko zeqo kostandine ose do krijo partine tjeter foltore berisha 1 zeni berisha djali bashkim kopiku agron gjonmarkaj lega zogu me mbiemri zeneli djali ibraim rogoves fatmi sejdiu jajaga topalli kreshnik spahiu elidon bushati juljan deda frok cupi prec zogaj

    Përgjigju
  • Endri: 25/07/2022 21:00

    Mezi presim te te shohim pas hekurave o hajdut ordiner

    Përgjigju
  • ada: 25/07/2022 21:00

    verja emrin si te duash partise o Met, legena jeni te gjithe

    Përgjigju
  • Turi: 25/07/2022 20:48

    Ec Like se da doli qyli dhe ket vit ne jale. Do harbohemi ne haremin e Mones. Do shqyejm pjeshka pa mase

    Përgjigju
  • Mario: 25/07/2022 20:48

    Ik ore palle. Nderroi emrin, por nuk nderron dot fytyren dhe vjedhjet qe keni bere. Nuk do vini me kurre ne pushtet. Ndoc Rrokun keni per te marr nga populli.

    Përgjigju
  • moderni: 25/07/2022 20:39

    Ik ore hajdut tqr se nuk mbeti atdheu ta shpetosh ti.

    Përgjigju
  • Shqiponja: 25/07/2022 20:27

    Sot jetojme ne boten e cudirave. Njeriu me ordiner, me hajdut familjarisht perdor te gjitha mjetet per ti shpetuar drejtesise. I dhemb gjoja shpirti per Kosoven, Shqiperine, Rinine...ketij mafiozi qe nuk numeron dot vilat dhe milionat. Ne cdo post qe pate vetem mbushe xhepat dhe sot ulerin si i cmendur nga podiumi i partise familjare. Populli te njef mire o hajdut me prova.

    Përgjigju
  • Alb: 25/07/2022 19:39

    Kjo politika e sotme ja ka fute edhe PPSH

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 25/07/2022 21:00

      Je i mbaruar pa deputete. Populli te dha shkelmin. E vetmja qe te ka mbetur eshte te mos respektosh demokracine, pra do besh revolta dhe do dalesh ne rruge. Ti duhesh arrestuar menjehere, me qe e ke ditur planin e zhberjes se Shqiperise dhe nuk e ke denoncuar. Shqiptaret bashke me aleatet do ta presin koken, do japesh llogari, qe pa breke ne bythe, na u bere milioner. Kjo te shqeteson, se doti humbesh te gjitha, prandaj flet per jete e vdekje. Vetem po te jesh ti ne krye, cdo gje eshte e mire. Por i gjati eshte disa hapa perpara teje. A e ke pyetur vehten, a ke bere ndonje gje per Shqiperine, pervec vjedhjes, paaftesise totale,mashtrimit. Paska qene mese e vertete qe te shkarkuan dhe Gjykata Kushtetuese te tha e ka shkelur, por jo edhe aq. Ti mendon se pala tjeter do rrije heshtur kundrejt rrugacerive te tua, o nipi i Sulo Gradecit. Nje me nje do ti dorezosh te gjitha, dhe Mali me Gropa do behet realitet. Ti kujton se duke vjedhur do i sillje femijet e tu ne krye, sic beri Saliu me Argiten e Zenin. Jo mor jo. Femijet e tu jane te paafte, duhet te punojne ne Perendim, te shikojme sa vlejne. Populli do te te pjeke ne hell. Urrejtja nga teje dhe se quajtures grua e jote eshte e pakufishme. Te mbahet mend si u hodhe ne tavolinen e Zhozefines, tani do hidhesh nga Mali me Gropa. Ytttt, qelbesire, hajdut, pseudopatriot, hajdut me blloqe, vrases. Ke liste shume te gjate.

  • Maks: 25/07/2022 19:29

    Tani do fitoj leshelija sepse do nxjerri florinjt likja

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/07/2022 18:19

    Ridomensionim i lsi baras RIDEKOMPOZIM I SHFRENUAR i lsi

    Përgjigju
    • Hamit ti e Hamit kush tvuni që sot filloi të vloi druni .druni: 26/07/2022 08:56

      E po duhet të kesh dy që njërën t'a çash e tjetrën t'a mbash.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje