Meta: COVID-19 nuk ndalet me propagandë, nevojitet një plan i qartë

Meta: COVID-19 nuk ndalet me propagandë, nevojitet një plan i qartë

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është futur në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit me kohë të plotë, ku përmes një postimi në facebook bën thirrje për një plan të qartë për të përballuar pandeminë e COVID-19 nga qeveria. 

Meta shkruan se COVID nuk ndalet me propagandë, ndërsa duke iu referuar shifrave të fundit  thotë se ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

"Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga "Zëri i Amerikës", numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit. Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës. COVID-19 nuk ndalet me propagandë. Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut", shkruan Meta.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës