Sot ditëlindja e Italisë moderne, 75 vite republikë! Në ‘Sheshin Italia’ vendoset simboli i një fillimi të ri, Bucci: Kujtojmë gjithmonë ngrohtësinë e bujarinë e Shqipërisë

2 qershori është një moment i rëndësishëm për italianët, është ditëlindja e Italisë moderne. Midis festave të tjera që populli italian feston çdo vit, është edhe dita e lindjes së Republikës së Italisë, që ndodhi pikërisht në 1946. Sot Italia feston 75 vjetorin e republikës parlamentare.

Ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Bucci teksa uron ditëlindjen për Italinë, ndalet tek ditët e vështira që kaloi shteti fqinj në këtë vit pandemik. Një vit që na dha mësim thotë Bucci dhe që na tregoi se duhet të jemi gjithnjë të bashkuar për të kaluar më lehtë vështirësitë. Ai veçon bujarinë dhe ngrohtësinë e Shqipërisë në këtë vit të vështirë për Italinë. 2021 për Ambasadorin italian është viti i rilindjes, ku Shqipëria dhe Italia do të çojnë përpara shumë punë, për të rimëkëmbur ekonominë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin për të shkuar me hapa të sigurtë drejt Europës.

"Është një moment i rëndësishëm, është ditëlindja e Italisë moderne. Një Vend i fuqishëm, i bukur, me kulturë mijëvjeçare e me një popull të jashtëzakonshëm që, në momente të vështira, jep më të mirën e tij. Siç kemi bërë në këto muaj pandemie. Kemi qëndruar të papërkulur, jemi bërë më të fortë. Kemi zbuluar edhe një herë sa e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar. Italia do ta kujtojë gjithmonë ngrohtësinë dhe bujarinë  e Shqipërisë", thotë ai.

Në përkujtim të kësaj dite në Sheshin Italia në Tiranë është vendosur skulptura e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol i rilindjes dhe të një fillimi të ri.

Një Vend i fuqishëm, i bukur, me kulturë mijëvjeçare e me një popull të jashtëzakonshëm si Italia, ka dhënë më të mirën e tij që të arrihej deri në fitoren e republikës mbi monarkinë. Duhet të mbahet parasysh qoftë periudha pararendëse qoftë ajo pasrendëse, duke e vënë theksin në ato momente dhe anë që i gjykojmë si më thelbësoret dhe më domethënëset dhe që në esencë kanë të bëjmë me organizimin shoqëroro-politik të Italisë, duke nxjerrë në pah disa nga faktorët që çuan në ndryshimin e formës së qeverisjes pikërisht më 2 qershor. Më 2 1946 do të mbahej referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë. Pas 85 vitesh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.

Çdo vit 2 qershori është një festë e rëndësishme, pasi shënon ditën kur u mbajt referendumi popullor për përcaktimin e formës së qeverisjes: monarki apo republikë parlamentare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
75 vjetori i Republikës, Meta letër urimi Mattarellas: Marrdhënie të shkëlqyera mes palëve edhe në kushte të vështira të pandemisë

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi presidentit Italian Sergio Mattarella. Në urimin e tij, Meta e vë theksin te marrëdhënia e mirë mes dy vendeve që është përforcuar edhe në luftën e përbashkët ndaj COVID-19.

"Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Juve dhe popullit mik italian urimet më të përzemërta dhe më miqësore!

Jam shumë i lumtur të vlerësoj sot marrëdhëniet e shkëlqyera historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, të cilat, falë edhe partneritetit tonë strategjik, po pasurohen e fuqizohen në vijimësi, si në dimensionin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh, në kuadër të nismave ose organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Jam shumë i gëzuar të konstatoj se, edhe në rrethanat shumë të vështira për të gjithë botën, të shkaktuara nga pandemia Covid-19, të dy vendet tona dhe popujt tanë, dëshmuam edhe një herë dashurinë, solidaritetin dhe miqësinë e tyre vëllazërore, duke qëndruar pranë njeri-tjetrit, për të lehtësuar dhimbjen dhe pasojat e kësaj pandemie mbarëbotërore.

Ju jemi mirënjohës për ndihmën e sinqertë, që i dhatë vendit tim dhe popullit shqiptar në këto ditë të vështira, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë e sinqeritetin e marrëdhënieve tona dhe garancinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.

Në themel të këtyre marrëdhënieve, i nderuar President, qëndron historia shekullore e komunitetit arbëresh në Itali e njëkohësisht emigracioni shqiptar i pas viteve ’90, të cilët, vetëm falë shpirtit mikpritës të popullit tuaj gjetën strehëzën e tyre të ngrohtë për t’u integruar e kontribuar, në të njëjtën kohë, në një shoqëri të vlerave të thella europiane, duke dhëne një shembull unik për ditët e sotme dhe për sfidat e dinamikat ndërkombëtare, me të cilat përballet njerëzimi sot.

Jam i lumtur të pohoj sot se, edhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer të vendeve tona, si dy vende anëtare të NATO-s, për çështjet e sigurisë rajonale e më gjerë, ne shikojmë tek Italia avokaten e fuqishme ndaj procesit eurointegrues të Shqipërisë dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë e për gjithë mbështetjen tuaj të pareshtur ndaj Shqipërisë dhe vendit që ajo duhet të meritojë në familjen e madhe europiane.

Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë", shkruan Meta.

Ora 13:18
75 vjetori i Republikës, Matarella: Procesi i rritjes dhe konsolidimit të demokracisë nuk është ndalur në asnjë moment! (VIDEO)

Në një ceremoni larg shkëlqimit të zakonshëm presidenti italian Sergoi Matarella në 75 vjetorin e themelimit të Republikës së Italisë, ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre, për të krijuar Italinë e sotme.  Presidenti në orën 10, ka vendosur një kurorë me lule dafine, në memorialin e Ushtarit të Panjohur, një tribut ky për të rënët në luftë, identiteti i të cilëve mbetet ende i paditur. Gjithashtu këtë vit, për të dytën herë kopshtet Quirinale kanë qenë të mbyllura për publikun dhe nuk është mbajtur asnjë paradë tradicionale përgjatë rrugicave me monumente perandorake.  Ceremonia në Altare della Patria, u shoqërua edhe me shfaqjen e trupave ajrore të cilët zbukuruan qiellin me ngjyrat e flamurit Italian.

 "Vota për Republikën lejoi që Italia të nisë rrugën e demokracisë, përparimit shoqëror, zhvillimit. Një pakt i arritur nga një votim universal, ku për të parën herë , përfshinte plotësisht votën e grave. Italianët u bënë së bashku, për një Itali të re. Që atëherë procesi i rritjes dhe konsolidimit të demokracisë nuk është ndalur kurrë dhe ka kaluar prova  të tmerrshme, të tilla si sfida e terrorizmit’ është mesazhi i Mattarellas.

Në fjalën e tij presidenti është ndalur edhe tek situata e COVID-19, duke theksuar se për fatin e keq italianët nuk mundën të festojnë për të dytin vit radhazi ditën e Italisë.

Në nderim të kësaj ditë shumë politikanë kanë nderuar ata të të cilët bënë të mundur Italinë e ditëve të sotme.  Edhe presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Italinë në 75 vjetorin e Republikës.

“Në emër të popullit Amerikan, unë ju dërgoj urimet e mia të përzemërta ju dhe popullit të Italisë në 75 vjetorin e themelimit të Republikës Italiane. Ky vit shënon gjithashtu 160 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Lidhjet e thella dhe të gjata midis vendeve tona kanë krijuar prosperitet dhe pasuruar kulturat tona,” tha Biden. I cili theksoi se edhe bashkëshortja e tij është me origjinë italiane.

Dita e 2 Qershorit vazhdon me një ceremoni tjetër në oborrin e pallatit presidencial në orën 7. Presidenti do të mbajë një fjalim para zyrave të shtetit, përfshirë Kryeministrin Mario Draghi dhe gjithë qeverinë, dhe një grup të madh studentësh të shkollat. 

Ora 10:16
Ceremonia në Tiranë/ Veliaj dhe Margariti: Marrëdhëniet tona, histori qindra vjeçare! Mirënjohje Italisë për mbështetjen

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Tiranë me rastin e ditës kombëtare të Italisë kanë qenë të pranishëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

"Ne kemi shumë për të treguar. Kjo vëllazëri dhe kjo dorë që na keni dhënë për të gjithë këto vite, ka qenë për shumë, edhe këtu të pranishëm, një motiv për të arritur më të mirën.  Unë jam shumë e nderuar, e përsëris. Urime për festën tuaj dhe shpresoj që edhe shumë të tjera do të ketë, jo vetëm ne sheshin në Tiranë por në shumë qytete të tjera", tha Margariti në fjalën e saj.

"Histori qindra e qindra vitesh shkëmbim, marrje dhe dhënie. Musine Kokalari ka qenë në La Sapienca, Koliqi gjithashtu. Kujtojmë se forca e vërtetë e Italisë është ajo 'soft poëer', fuqia e artit, kulturës, sportit, e letërsisë", u shpreh ndër të tjera Erion Veliaj.

 

Ora 10:10
Italia feston 75 vjetorin e republikës parlamentare, prezantohet pllaka e Sheshit Italia në Tiranë dhe skulptura e ‘Big Bang’

 

Gjatë ceremonisë së mbajtur me rastin e 75 vjetorit të shpalljes së italisë republikë përlamentare, është prezantuar pllaka e Sheshit Italia në Tiranë dhe skultura e ‘Big Bang’ e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol i rilindjes dhe të një fillimi të ri.

1622621772_italia2.jpg

1622620961_sheshi.jpg

Ora 09:55
Ambasadori Bucci: S'do e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar, kur jemi bashkë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme

 

Në aktivitetin e zhvilluar në Sheshin Italia në kuadër të 75 vjetorit të republikës parlamentare të Italisë, ambasadori Italian Fabrizio Bucci tha se italianët janë një popull i fortë, jep më të mirën kur është në vështirësi. Kur jemi bashkë tha Bucci, bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Ai theksoi se nuk do ta harrojë atë që bëri Shqipëria vitin e kaluar kur dërgoi mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë.

"Jemi anëtarë të rëndësishëm të NATO-s, Italia dhe italianët kanë dhënë një kontribut shumë të madh në të gjithë fushat, në kulturë, art, arkitekturë, sport etj. Italianët janë një popull i fortë, një popull i mrekullueshëm, një popull që jep më të mirën kur është në vështirësi. Ne dimë të rezistojmë kur jemi në vështirësi. Edhe historia e këtyre muajve e tregon diçka të tillë, koha e pandemisë. Ne dolëm më të fortë se më parë. Sigurisht që mësuam shumë dhe një nga gjërat që ne zbuluam është rëndësia e të qëndruarit bashkë. Mbase një gjërat e pakta pozitive që mësuam nga kjo gjendje. Kur jemi bashkë bëjmë gjëra të jashtëzakonshme.

Sot jemi në shesh pak sepse ende nuk e kemi munduar armikun e vogël të padukshëm, siç e quan miku ynë Edi Rama. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jemi të gjithë bashkë. Ne nuk e harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria për ne vitin e kaluar, kur na solli mjekë dhe infermierë, vëllezër e motra shqiptarë, për të na ndihmuar në luftën kundër këtë virusi. Sot festojmë në 'Sheshin Italia', kështu që një shesh dyfish i rëndësishëm sot.  Sot do të zbulojmë plakën e emërton. Në këto vite kemi bërë hapa të rëndësishëm së bashku, Italia dhe Shqipëria. Por duhet të shikojmë përpara sepse na presin gjëra shumë të rëndësishme përpara”, tha ai.

Ora 09:33
Italia feston sot 75 vjetorin e Republikës, nën masa të shumta kufizuese për shkak të COVID-19!

Ditën e sotme Italia feston 75 vjetorin e Republikës pasi midis datës 2 dhe 3 Qershor 1946, u mbajt referendumi me të cilin Italianët, pas 85 viteve të mbretërimit të dinastisë Savoy ata zgjodhën ta bënin Italinë një republikë kushtetuese, duke shfuqizuar monarkinë. Me pak fjalë, është ditëlindja e Republikës!

Kjo ditë është shoqërua përherë me festime të shumta që nga viti 1948, ku çdo vit në Via dei Fori Imperiali, në Romë mbahet një paradë ushtarake për nder të Republikës. Edhe pse vit pas viti, edhe për shkak të kostove ekonomike dhe frikës se parakalimi I disa regjimenteve mund të shkaktojë dëmtime në objektet antike disa departamente të forcave të armatosura nuk parakalojnë më.

Ceremonia e tanishme parashikon vendosjen e një kurore dafine te Ushtari i Panjohur , simbol i të gjithë atyre që vdiqën në luftë dhe që identiteti i tyre nuk u bë kurrë I njohur. Në vijim, një paradë ushtarake në prani të  zyrtarëve më të lartë të shtetit .

Sidoqoftë, një nga momentet më spektakolare të paradës mbetet ai i performancës së Frecce Tricolori: dhjetë aeroplanë, nëntë prej të cilëve në ekip unison  dhe një solo, që përbëjnë ekipin më të madh aerobatik në botë.

Protokolli tradicional parashikon që  festimet të vazhdojnë pasdite me hapjen për publikun e Kopshteve të pallatit Quirinale, selia e Presidencës së Republikës Italiane, me koncerte nga bendet e Ushtrisë Italiane, Marinës Italiane, Forcat Ajrore Italiane, Karabinierët, Policia e Shtetit, Guardia di Finanza, Korpuset e Policisë së Burgjeve dhe Korpuset e Pyjeve të Shtetit.

Megjithatë për shkak të COVID-19, edhe këtë vit njëjtë si një vit më parë nuk do të ketë ceremoni me grumbullime të mëdha  dhe ceremonitë do të reduktohen në minimum.

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella , pasi të vendosë kurorën përkujtimore në Altar, nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake por fluturimi i Frecce Tricolori do të mbahet.

Ora 09:14
Ruçi urim për Festën e Republikës: Italia, mike e çmuar dhe partnere strategjike e Shqipërisë

1622618169_50411c45e9f6477ebc7e4b19d5a5ea00.jpg

Me rastin e 75-vjetorit të shpalljes së Republikës Italiane, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar letra urimi Presidentit të Dhomës së Deputetëve, Roberto Fico, dhe Presidentes së Senatit, Maria Elisabetta Alberti Casellati.

“Me rastin e 75-vjetorit të shpalljes së Republikës Italiane, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të përzemërta. Referendumi i 2 qershorit 1946, i cili vendosi Republikën Italiane, është një ngjarje e madhe historike për Italinë mike, sistemin demokratik, zhvillimin politik e shoqëror si edhe të ardhmen e popullit italian. Italia ka qenë dhe mbetet një vend fqinj, mik i çmuar dhe partner strategjik shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Miqësia e fortë që lidh dy vendet dhe dy popujt tanë u ka rezistuar sfidave të kohrave.

Kjo miqësi ushqehet edhe nga prezenca e komunitetit arbëresh dhe emigrantëve që u vendosën në Itali pas vitit 1990, të cilët shërbejnë si ura miqësie dhe kontribuojnë për mirëqenien e familjeve të tyre, por edhe për zhvillimin e Italisë dhe Shqipërisë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, kontributin dhe rolin e saj të spikatur si avokatja e integrimit europian të Shqipërisë.

Ne kemi besim se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe për mbajtjen sa më parë të Tryesës së parë Ndërqeveritare si edhe gjatë fazës së zhvillimit të negociatave.  Shpreh bindjen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi shumë i suksesshëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë, i kufizuar kohët e fundit prej pandemisë së Covid-19, do të rifillojë shumë shpejt.”, shkruan në urimin e tij Ruçi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë